Ekonomia e ShBA-së tkurret në çerekun e dytë – shenjë e fillimit jozyrtar të recesionit - NACIONALE

Ekonomia e ShBA-së tkurret në çerekun e dytë – shenjë e fillimit jozyrtar të recesionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u tkurr përsëri në tre muajt e fundit, duke dhënë shenjë për fillimin jozyrtar të recesionit.

Departamenti i Tregtisë njoftoi të enjten njoftoi se prodhimi vendës bruto pësoi ulje vjetore prej 0.9 për qind në çerekun e dytë të vitit pas rënies prej 1.6 për qind në tre muajt e parë.

Lajmi i keq do të jetë goditje e madhe për administratën e presidentit Biden, kur ajo po përgatitet për periudhën e vështirë të zgjedhjeve të mesit të mandatit. Zyrtarët e shtëpisë së Bardhë janë munduar që t’i pakësojnë diskutimet për recesionin, duke argumentuar se shumë pjesë të ekonomisë mbeten të fuqishme.

Shkalla e rritje qëndron në kundërshtim të qartë me rritjen vjetore prej 6.9 për qind të GDP-së, të regjistruar në çerekun e fundit të vitit të kaluar, kur ekonomia u rimëkëmb pas izolimit gjatë pandemisë.

Dy çerekë të rënies së GDP-së vlerësohen gjerësisht si shenjë që ekonomia është futur në recesion. Por Byroja Kombëtare për Hulumtime Ekonomike është autoriteti që vlerëson se kur fillon dhe kur përfundon recesioni.

Ndërkohë presioni mbetet mbi administratën e presidentit Biden. Sipas anketave, vetëbesimi i konsumatorëve është duke rënë përderisa frika nga recesioni po rritet. Përkrahja e popullit ndaj presidentit Biden sa u përket politikave të ekonomisë është në nivelin më të ulët që nga fillimi i mandatit, sipas anketave.

Çmimet në ShBA u rritën për 9.1 për qind në qershor në krahasim me vitin e kaluar. Kjo u shkaktua nga rritja e kostos për karburante, ushqim e strehim.

Ndonëse disa pjesë të ekonomisë amerikane mbeten të fuqishme, kryesisht tregu i punës, pandemia e koronavirusit po vazhdon që të jetë barrë për furnizimet globale, ndërsa lufta në Ukrainë ka shkaktuar shtrenjtim të çmimeve të energjisë./Nacionale

Lajme të ngjashme