"Not in My Name“: Shqiptarët në Austin marshojnë kundër aktgjykimit të Hagës
Komuniteti shqiptaro-amerikan në Teksas ka zhvilluar një marshim protestues në Austin në shenjë pakënaqësie ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat dënuan me 81 vite burgim në total katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Me thirrjet e pandërprera "UÇK, UÇK" dhe me pankarta në duar ku shkruhej "Not in My Name" dhe "Freedom Has a Name", pjesëmarrësit shprehën indinjatën e tyre ndaj vendimit gjyqësor, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe themel i lirisë së Kosovës
Protesta në kryeqytetin e Teksasit vjen në vazhdën e reagimeve dhe tubimeve masive në Prishtinë e diasporë, ku kërkohet drejtësi e plotë dhe rrëzimi i dënimeve në shkallët pasuese të gjykimit.