Rrahman Jasharaj rrëfen ekskluzivisht të pathënat mes tij dhe Albin Kurtit - NACIONALE

Rrahman Jasharaj rrëfen ekskluzivisht të pathënat mes tij dhe Albin Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pjesa e dytë e formatit më të ri, ku vie në pah bashkëpunimi mes Gazetës Nacionale dhe Radio Televizionit 21.

Përderisa në atë të parën mysafire ishte Luljeta Pula-Beqiri, duke zbuluar shumëçka nga karrierën e saj politike, radha ishte për njeriun më të apostrofuar përgjatë muajit shtator, Rrahman Jasharaj.

I pari i Sindikiatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe TeknologjisëIntervistën e Buzhalës, shpalosi të pathënat e takimeve me kryeministrin Kurti, ndërsa nuk munguan as detajet nga rrugëtimi i tij në krye të sindikatës kryesore të arsimit në vend.

Njeriu që u kthy në tabelë çitjeje nga militantë e aktivistë, përkundër linçimeve nuk u ndalë asnjëherë, teksa me krenari flet për kontributin e paraluftës, gjatë dhe atë të epokës së re, pra pas vitit 2000.

"Tash e 32 vite jam si udhëheqës më i vogël i SBAShK-ut, pra që nga themelimi. Që nga koha kur Kosova u tha jo planprogrameve serbe. Kam qenë kryetar i shkollës, pastaj kryetar i nivelit komunal, koordinator për katër komuna, po flas për kohën e okupimit, dhe kolegët e mi, ndoshta duke u bazuar nga aktiviteti im më zgjodhën në vitin 2014. Ky është mandati i tretë që do të më dërgojë deri në pension", tha fillimisht ai.

Veç kësaj, ai zbuloi se çka kishte ndodhur në takimin e parë që kishin shkuar për t'ia uruar Kurtit pozitën e kryeministrit.

I pranishëm aty sipas Jasharajt ishte edhe zëvendës-kryeministri Bislimi.

Jasharaj tha se si në një moment Kurti ishte bërë nervoz me atë që sindikalistët i thanë personit të dytë më të rëndësishëm të ekzekutivit.

"Mediat pritnin. Ai tha nuk dua të them asgjë se mos po hidhërohet LDK-ja. Unë si plak, së paku kështu me pamje, i dërgova letër urimi. Me ato fjalë të mira, që me ardhjen e tij do t'i kemi dyert e hapura. Unë fola qysh flas me krejt: ruji paret, se duhesh me na dhënë. Tha cilat pare? Na menduam për Ligjin e Pagave. Bislimi tha kush je ti me fol ashtu? Thash Rrahman Jasharaj, kreu i SBAShK-ut. Kurti u hidhëru më shumë se Bislimi, e më pas tha:Derisa të kuptoni se unë jam kryeministër, ajo derë do të jetë e mbyllur për ju", u kishte thënë shefi i qeverisë përfaqësuesve sindikalë, duke tentuar kështu të tregojë pushtetin e tij mbi ta.

Në njërën nga pjesët e zgjeruara, Jasharaj foli edhe për sulmet ndaj tij. Ai pohoi se një pjesë e tyre ishin aq të pështirra, saqë ia kujtonin kohën okupimit.

"Ne bënim aktivitete edhe gjatë kohës së okupimit. Atëherë nuk kishin mundësi të tilla si ditëve të sotme. Na ndiqnin me spiunët e tyre. Ato sharje e fyerje që kam pranuar përgjatë muajit të kaluar shpeshherë ma kujtuan atë kohë të keqe", tha tutje Jasharaj.

Në fund, zgjodhëm të shtjellojmë momentin kur i pari i mësimdhënësve kosovarë tregon se çka ndodhi në takimin mes tyre para formimit të qeverisë Kurti I.

Jasharaj, nuk la pa komentuar as deklaratat e Elvis Hoxhës, për të cilin thotë se është njeriu më i poshtër i VV-së dhe se u qëndron prapa fjalëve të mëparshme.

"Nuk kam qenë kurrë anëtar i partisë serbe. Kush më njeh e din. Në atë kohë e vetmja parti serbe e rrezikshme ka qenë SPS. Unë kam ditë edhe shqiptarë që kanë qenë te vizita e Millosheviqit në Gazimestan. Kur emrat e tyre nuk i përmendi. Se kanë fëmijë. Ky, nuk e di nga doli. Kurrë s'e kam dëgju më herët këso akuze. Mjaft më kanë fyer. Më kanë thënë milioner. Është me PAN, është kësi. Krejt Peja e di. Kur u kthyem nga Turqia, gjysmën e parave e kishim shpenzuar për avokat. E blemë një shtëpi të vjetër, por që u dogj. Më pas jetuam në Vitomiricë te vëllau i madh. Por, kemi jetuar në bashkësi. Pas luftës, unë mbeta pa shtëpi, ndërsa ashtu si në vitet e 90-ta, prindërit e fëmijëve që i mësoja, më gjenin herë një banesë të lirë, herë një tjetër. Gjatë okupimit i kam ndërru tetë shtëpi/banesa, por që nuk më merrnin para", tha ndër të tjerash Jasharaj.

Siç edhe mund ta keni parë, në pjesën e epërme të tekstit është episodi i plotë. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme