Kaos me tekstet shkollore: Një ditë para 1 shtatorit, prindërit presin me orë të tëra për blerjen e librave shkollorë
Sot, më 31 gusht, prindërit presin me orë të tëra në radhë për t’i siguruar tekstet shkollore për fëmijët e tyre.
Vlen të theksohet se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar më 27 gusht se ka miratuar Katalogun e Teksteve Shkollore për vitin 2026/2027 dhe se mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore janë ekzekutuar në llogaritë e prindërve përfitues. Megjithatë, njoftimi ka nxitur reagime të shumta dhe kritika të ashpra nga prindërit.