Buzhala: Vetëvendosje synon t'i frikësojë gazetarët dhe analistët përmes linçimit publik - NACIONALE

Buzhala: Vetëvendosje synon t'i frikësojë gazetarët dhe analistët përmes linçimit publik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Episodi i 18-të i Ditarit të Buzhalës temë parësore kishte lirinë e medias dhe linçimin e njerëzve nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas gazetarit, Insistimi i pushtetit ose pushteteve me përcaktu lirinë e mediave është i tillë që thonë se ata janë për raportim të mediave, por mediat me raportu të vërtetën.

Tutje Buzhala shtoi se sipas VV-së, pra në këtë situatë, kushdo që nuk e raporton të vërtetën duhet m’u linçu edhe m’u kryqëzu publikisht.

Gazetari në këtë episod të emisionit, ndër të tjerash kishte thënë se “mos me folë” është garancion i sigurt për autoritarizëm.

Ai përmendi situatën e viteve të 90-ta, kur mediat raportonin për të vërtetën e Kosovës, por megjithatë, sot ka grupe që nuk janë të lumtura kur mediat shpërndajnë të vërteta për to.

“Mos me folë, mos me t'u ni zani, është garancion i sigurt për autoritarizëm. Folë veç ai që din. Por kjo është kontradiktë logjike, nëse ti kurrë nuk folë, qysh kanë me e ditë tjerët a din a nuk din. Pak a shumë e njëjta logjikë dhe e njëjta kulturë dominon edhe në jetën publike.

Ne kemi qenë të lumtur kur mediat perëndimore e kanë shpërndarë të vërtetën tonë, në vitet e 90-ta, por tash nuk jemi të lumtur, ose grupet nuk janë të lumtura, kur mediat e shpërndajnë të vërtetën për ta”, thotë ai.

Buzhala gjithashtu hodhi kritika edhe ndaj zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, duke thënë se me emrin Përparim kishte kritikuar mediat për afërsi me Grenellin, ndërsa personazh kishte rastisur të jetë pikërisht autori.

Më poshtë mund ta ndiqni të plotë episodin e 18 të Ditarit.

Lajme të ngjashme