Marrëveshja e Abdixhikut me Kurtin, Haziri: Janë edhe 6 deputetë të tjerë me hezitime serioze - NACIONALE

Marrëveshja e Abdixhikut me Kurtin, Haziri: Janë edhe 6 deputetë të tjerë me hezitime serioze

1 orë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se janë edhe gjashtë deputetë të tjerë të kësaj partie me hezitime serioze sa i përket marrëveshjes së arritur mes Lumir Abdixhikut e Albin Kurtit për kandidatin konensual për president.

Ai në një intervistë në Vox Kosova mes tjerash zbuloi se Abdixhiku e dinte se emri i Bekim Sejdiut nuk i kishte gjithë votat e LDK-së.

“Më e rëndësishme është LDK për mu se një emër i përveçshëm. Pse duhet me dhanë LDK-në për një emër, pse duhet me u bë më i vlefshëm një emër se 10 vetë. Nuk ka këtu gjashtë vetë, janë edhe gjashtë të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12.

Unë jam me LDK-në, çdo emër është më i vlefshëm për mu. Më i vlefshëm është për mu, se Kujtim Shala nuk ka emër tjetër që unë e diskutoj”, tha ai.

Lajme të ngjashme