Hipokrizia e Osmanit: “Sulmon” 6-shen e LDK-së për mosmbështetjen e Sejdiut, “harron” se vetë 5 herë kishte kundërshtuar vendimet e partisë - NACIONALE

Hipokrizia e Osmanit: “Sulmon” 6-shen e LDK-së për mosmbështetjen e Sejdiut, “harron” se vetë 5 herë kishte kundërshtuar vendimet e partisë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila është rikthyer në parti pas një bashkëpunimi të gjatë me Albin Kurtin, po e thellon edhe më shumë përçarjen e kësaj partie.

Duke harruar sjelljet e saj në raport në vendimet e organeve të partisë sa ka qenë në LDK-së, ajo tani po kritikon aspër deputetët që nuk po i respektojnë qëndrimet e partisë.

Në emision “Rubikon”, ajo mbrëmë ka kritikuar ashpër 6 deputetët e LDK-së që kanë kundërshtuar kandidatin për president, Bekim Sejdiu, i cili është sjell nga ajo, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku.

Para se Osmani t`i bashkohej Kurtit në vitin 2021 për ta përgjysmuar partinë e Ibrahim Rugovës, ajo ishte zyrtarja kryesore e LDK-së që nuk i respektonte vendimet apo marrëveshjet e partisë.

Brenda pak viteve, ajo nuk kishte respektuar 5 herë vendimet e organeve të kryesore të LDK-së.

Në vitin 2014, ajo nuk kishte respektuar marrëveshjen e LDK-së me PDK për bashkëqeverisje.

Fillimisht, kishte votuar kundër zgjedhjes së Kadri Veselit kryeparlamentar dhe më pas kishte votuar kundër zgjedhjes kryeministër të kryetarit të atëhershëm të LDK-së, Isa Mustafa.

Njëjtë ishte sjell edhe me rastin e zgjedhje presdent të Hashim Thaçit, në shkurt të vitit 2016, të cilin LDK-ja kishte vendosur të përkrahte.

Më 25 mars të vitit 2020, ajo nuk e kishte përkrahur as mocionin e mosbesimit të LDK-së kundër Qeverisë Kurti.

Gjithashtu, ajo nuk e kishte përkrahur as Qeverinë e LDK-së të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

Derisa u përball me këto qëndrime të saj, ajo u munduar të arsyetohet para gazetarit Adriatik Kelmendi.

Ajo ka thënë se me veprimet e saj ka mbrojtur interesin e Kosovës.

Kam votuar për të mbrojtur në radhë të parë interesin e Republikës së Kosovës, në radhë të dytë, për ta mbrojtur fjalën që e kemi dhënë ne si LDK para elektoratit tonë. Në 2014, ne kemi dalë me premtimin që kurrë nuk hyjmë në koalicion me PDK-në, ju i keni dëgjuar çfarë akuzash i kanë bërë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit tt tjerët, të cilët në fund i votuan”, ka thënë Osmani.

Akuzat e Osmanit ndaj 6 deputetëve

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar në mënyra të ndryshme deputetët e LDK-së, të cilët kanë treguar se nuk ka votë për Bekim Sejdiun president.

Ajo ka vlerësuar se ata e kanë fuqizuar më shumë Kurtin.

Ata që po thonë ‘jemi kundër Kurtit’ po e fuqizojnë atë më shumë. Edhe sikur të shkonim në zgjedhje, përsëri do të detyroheshim të vinim në këtë pikë. Do të humbte kohë, buxhet, imazh, mbështetje ndërkombëtare, do të rrezikohej siguria nacionale”, ka thënë ajo.

Ish-presidentja e Kosovës u shpreh se disa prej këtyre deputetëve nuk do të votonin as nëse emri i propozuar do të vinte nga LDK-ja.

Nga ajo çfarë dëgjova në mbledhjen e fundit të GP të LDK-së, nuk pashë sinqeritet te disa deputetë. Janë procese tepër delikate, prishet puna pastaj te partia tjetër. Unë jam e bindur se edhe sikur t’i takonim, edhe sikur t’i lusnim e ta diskutonim emrin më herët, do ta kishim rezultatin e ngjashëm, ndoshta jo gjashtë, por katër. Nuk do të kishte fare rëndësi kush është emri, do ta bllokonin çdo emër. Nuk ka pasur fare rëndësi sa përpiqesh, për çfarë emri flet. Për dy prej tyre, edhe sikur të ishte president i LDK-së, thanë se nuk do ta votonim”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo deklaroi se deputetët në fjalë nuk e argumentuan se po e mbrojnë interesin e Kosovës, derisa përmendi rastin e Kurtit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke lënë të kuptohet se “ai nuk mbajti inate personale”.

Le ta shpjegojnë, nuk kam dëgjuar argumente të tilla se po e mbrojnë interesin e Kosovës. Nëse përdoret një argument personal, për ashtu do të duhej të mbante edhe Kurti inate personale. I njëjti vendim, ku Sejdiu ishte gjyqtar raportues, ia ka ndaluar edhe atij, ka përdorur edhe parimet e njëjta për të gjithë”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme