Ministria krijon kaos me librat shkollorë: Vonon vendimin, prindërit presin subvencionet, ndërsa libraritë kanë nisur shitjen
Vetëm gjashtë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, prindërit dhe nxënësit ende nuk e dinë kur do të mund t’i blejnë tekstet mësimore dhe sa do të kushtojnë ato.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve që të mos nxitojnë me blerjen e librave, duke arsyetuar se negociatat me shtëpitë botuese për çmimet ende nuk kanë përfunduar. Sipas MASH-it, katalogu përfundimtar dhe shuma që do t’i ndahet secilit nxënës do të publikohen vetëm pas përfundimit të procedurave.
Por vonesa ka krijuar pasiguri edhe te libraritë dhe shitësit e teksteve shkollore, të cilët përballen me paqartësi rreth çmimeve, furnizimit dhe momentit kur mund të nisë shitja. Për prindërit, ndërkaq, shqetësimi është edhe më i madh, pasi koha deri në fillimin e mësimit po shkurtohet, ndërsa fëmijët ende nuk janë pajisur me librat e nevojshëm.
Për më shumë ndiqeni storien në vazhdim: