Tragjedi në Kërvasari të Malishevës: 25-vjeçarja humb jetën, bashkëshorti i dyshuar për vrasjen e saj në gjendje kritike - NACIONALE

Tragjedi në Kërvasari të Malishevës: 25-vjeçarja humb jetën, bashkëshorti i dyshuar për vrasjen e saj në gjendje kritike

1 orë më parë

nga Besarta Hoti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është gjetur i plagosur me armë zjarri brenda dhomës së gjumit. Gruaja 25-vjeçaree cila sipas informacioneve ishte edhe shtatzënë nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë pak orë më vonë në QKUK.

QKUK e ka konfirmuar se e kanë pranuar një grua 25-vjeçare pa shenja jete më 24.08.2026, rreth orës 00:15 ndërsa për bashkëshortin e saj, 26-vjeçar, ky institucion ka raportuar se është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet shumë e rëndë, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen. Përvec kësaj prokuroria themelore në gjakovë ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit, ka dal në vendine ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për kryerjen e autopsi.

Nga Prokurori i Shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti dhe sigurimit të provave relevante.

Lajme të ngjashme