Buzhala: Albinit s’po i pëlqejnë mediat, bizneset, sindikatat – me provu me ndërru popullin krejt - NACIONALE

Buzhala: Albinit s’po i pëlqejnë mediat, bizneset, sindikatat – me provu me ndërru popullin krejt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë u publikua episodi i radhës i emisionit Ditari i Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Pa dyshim se temë kryesore ishte greva e sindikatave, që dje në veçanti mori dhenë në të gjitha rrjetet sociale, duke u përfshirë në debatin gjegjës figura të ndryshme të arsimit, politikës dhe jo vetëm.

Në fraksionin e zgjedhur ndërkaq, të dytin me radhë të formatit treminutësh, kemi veçuar pjesën kur autori tregon faktin se me qeverinë aktuale, respektivisht me udhëheqësin e saj, Albin Kurtin, vendi ynë ka kaluar nga njëra krizë në tjetrën, por pa u zgjidhur e para.

Siç e thotë edhe Buzhala, nga nepotizmi kemi kaluar te inflacioni, më pas te dialogu, e në fund fare te greva.

Inflacioni sipas të dhënave të fundit përafërsisht ka prekur shifrën e frikshme prej 20%, çka do të thotë se gjërat që vitin e kaluar keni mundur t’i bleni për 800 euro, tani ju duhet të paguani 1000.

“Në episodin e kaluar të Ditarit, tema ishte pak a shumë nga kriza në krizë drejt diçkaje, edhe më tutje nuk e dimë drejt çkaje. Mirëpo e kam nënvizuar që prej që është bërë kryeministër Albin Kurti, ka kaluar prej një krize në krizën tjetër, pa e zgjidhë atë të parën. Pra, kemi kaluar nga nepotizmi te inflacioni, nepotizmi nuk u zgjidh, inflacioni vetëm ka përshkallëzu... të dhënat e fundit janë 20%. Nëse dikush ka marrë rrogë 1000 euro para një viti, me 20% inflacion, tash mundet me ble për 800 euro, nëse dikush ka pasë rrogë 500 euro para një viti, tash mundet veç 400 euro, pra paraja ka devalvu. Nuk e ka më vlerën e njëjtë që e ka pasë para një viti”, tha fillimisht Buzhala.

Tutje, gazetari foli për grevën e sindikatave, duke thënë se duke u bazuar në rënien e vlerës së parasë, kërkesa e punëtorëve jo që është normale, por e domosdoshme.

Në anën tjetër, ai kujtoi faktin se qeveria momentalisht ka para në bankë që nuk i shfrytëzon.

“...prandaj kërkesat e grevistëve për m’i marrë ka 100 euro bonus, për pagat e tyre, jo që është normale, po është e domosdoshme, sepse po blejnë më pak. E të hyrat e qeverisë nuk kanë ra. Për shkak të rritjes së çmimeve, qeveria ka më shumë para sivjet sesa vitin e kaluar. Qeveria ka para “cash” në bankë që i rrinë. E për çfarë arsye po i ruan ato para Albin Kurti? Mbetet enigmë. Pra, kemi kaluar nga nepotizmi te inflacioni, prej inflacionit te kriza e rrymës, prej krizës së rrymës te dialogu edhe më e fundit, serioze, është kriza me sindikatat”, vazhdoi autori i emisionit.

Gjithashtu, një tjetër kritikë që e drejtoi te kryeministri ishte fakti se këtij të fundit nuk po i pëlqen askush. Nuk po i pëlqejnë mediat, nuk po i pëlqejnë bizneset, nuk po i pëlqejnë sindikatat, teksa ironizoi duke thënë se duhet provuar që ta ndërrojmë krejt popullin, duke gjetur 2 milionë banorë të tjerë dhe duke e pyetur kreun e ekzekutivit nëse po i bien taman:

“Albin Kurtit nuk po i pëlqejnë mediat. Po i duken të regjimit të kaluar. Albin Kurtit nuk po i pëlqen opozita, tallet me ta. Tha ka ardhë Escobari, e ka marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Albin Kurtit nuk po i pëlqejnë bizneset. Nuk po i takon bizneset. Dmth, anash prej sindikatave që supozohet që i mbrojnë të drejtat e punëtorëve të sektorit publik. Albin Kurti ka probleme me bizneset. Vjen Edi Rama i takon këtu, ose i thirr atje, ky s’i takon. I takon dy a tre që i ka të vetë. Pra, ka probleme tash edhe me sindikatat. E vetmja zgjidhje që po më duket racionale është me ndërru popullin. M’i marrë diku 2 milionë veta prej diku tjetër edhe me i thënë: A të binë këta taman?”, procedoi ai.

Në fund të fraksionit ndërkaq, Berat Buzhala pyeti Kurtin nëse gjatë konkurrimit për zgjedhjet e 14 shkurtit e ka ditur se për çfarë populli e ka pasur ndërmend.

“...ose kur ke konkurru në zgjedhje me 14 shkurt, që i ke fitu 51%, për çfarë populli e ke pasë ndërmend? A e ke ditë si me thënë që prej gazetarëve jemi këta: Unë, Astriti, Iliri, ai tjetri, ai tjetri... prej biznesit i ke këta: Viva, Elkosi, Devolli, Ekremi, Rasimi, a e ke ditë që janë këta? Prej sindikatave, a e ke ditë që janë këta: Qartazi e ke ditë!”, përfundoi ai.

Në pjesën e epërme të këtij teksti gjeni episodin e plotë, teksa më poshtë fraksionin e zgjedhur. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme