Nepotizmi, inflacioni, lufta dhe rryma - drama që na ofron qeveria Kurti - NACIONALE

Nepotizmi, inflacioni, lufta dhe rryma - drama që na ofron qeveria Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një tjetër emision i Ditarit të Buzhalës, projekt ky që po shënon rritje të pashembullt në të gjitha platformat sociale dhe jo vetëm në ato të Gazetës Nacionale.

Ky fraksion i kushtohet zhvillimeve të fundit në vend, gjegjësisht nepotizmit, reduktimeve me rrymë si dhe atyre në Shqipëri e Mal të Zi, respektivisht kapjen e tre personave në Gramsh dhe shkarkimin e Abazoviqit.

Këtij të fundit autori Buzhala i kishte kushtuar edhe një episod të veçantë, duke vënë në pah edhe të bëmat biznesore të tashmë ish-kryeministrit malazez.

Ky tash po thotë që është shqiptar. Pra, iu kujtu kur u bënë gati për ta shkarkuar. A këndej, vëllai i tij ka biznes me dashnoren e Bërnabiqit, kryeministres serbe, ndërsa e ka pranu vet se është krenar me bizneset e të vëllait”, tha ndër të tjerash Buzhala.

Megjithatë, pika parësore ku vendosi theksin gazetari ishte numri i madh i problemeve me të cilat jemi duke u përballur momentalisht ne në Kosovë.

Veç kësaj, ai duke u thirrur edhe në përvojën e tij në vendet e rajonit, shtoi se si shtet jemi i vetmi në rajon që kemi probleme me rrymë.

“Maqedonia ka rrymë, Shqipëria ka rrymë. Krejt rajoni i ka punët më mirë rreth kushteve biznesore”, vazhdoi ai.

Ndërkaq, në fund fare komentoi edhe zhvillimet në politikën e jashtme, gjegjësisht dialogun.

Buzhala komentoi zbarkimin e Lajçakut e Escobarit në Kosovë, duke thënë se vendi ynë ka mundësi të artë që ta mbyll njëherë e përgjithmonë çështjen me Serbinë.

Autori pat edhe një mesazh për opozitën në prag të takimit të sotëm me Escobarin.

“Si rrumbullakësim. Po të isha opozitë, unë do ta shtyja Albin Kurtin edhe Vetëvendosjen me pranu Asociacionin. Le të folë ky çka don. Le t’iu akuzojë juve se po doni me ulë pazarin. Le ta provojmë Albinin deri në fund. Le të ngihet që thonë ky popull deri në fund me të. Me përallat e tij. Le ta shohin njerëzit që problemi i tij nuk kanë qenë Trumpi e Grenelli. Ka qenë ideologjik problemi i tij me amerikanët. Se çka mendon Albini për Amerikën e për ekonominë, këtë më së miri e tregojnë ai Elvis Hoxha e Hysamedin Feraj. Ky është këtu t’u mundu m’u kamuflu”.

Ndërkaq, në pjesën e fundit, Buzhala kërkoi nga opozita që ta shtyejnë Kurtin drejt nënshkrimit të Asociacionit, pavarësisht lojës që mund ta luajë kryeministri, lojë të cilën veçse e dimë.

“Kurrë më ngushtë nuk ka qenë. Por, kur është ngushtë, ekzistojnë edhe mundësitë. Prej kësaj jave e deri në fund të vitit, Kosova ka mundësi të artë me përfundu atë që ka fillu më 1989. Me përfundu një raport me Serbinë, e cila do ta stabilizonte klimën politike e ekonomike në rajon, po posaçërisht vendin tonë”, përfundoi Buzhala.

Më poshtë edhe pjesa e veçuar, ndërsa siç edhe e keni parë, në pjesën e epërme të tekstit është episodi i plotë. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme