Arsyetimet skandaloze të policit që dënoi fëmijen i cili u përplas nga zyrtari i Presidencës - NACIONALE

Arsyetimet skandaloze të policit që dënoi fëmijen i cili u përplas nga zyrtari i Presidencës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale dje ka raportuar ekskluzivisht për përfshirjen e një zyrtari të lartë të Presidencës në një aksident ku u shkel një fëmijë.

Gazetari Vullnet Krasniqi, ka marrë edhe rrëfimin e plotë të policit Avni Selaci, i cili ishte i përfshirë në hetim dhe sipas prindit të fëmijës 14 vjeç, i thanë që ‘të mos hapin rast në polici’.

Deklarata e policit Avni Selaci më poshtë, sjell Nacionale:

Na jena kanë në vend të ngjarjes, e kemi fotografu vendin e ngjarjes. I ke të shënume me shigjetë në kompjuter. Kanë lu me top skaj rrugës, me ni farë parking kanë lu me top dhe befash në rrugë ka vrapu në anën e djathtë të kerrit.

Unë nuk di çka.

Nuk kemi pasë kamera. N’bazë të deklaratës së shoferit dhe të doktorit të atij djalit.

Ai ka thanë se ka vrapue dhe ëshë përplasë në rrugë.

Normale është me kallëzu. Kish pas me udhëtu jashtë shtetit, e ka çu te mjeku i ka ofru ndihmë, e ka çu te shpia, ia ka lanë numrin kontaktues dhe i ka thanë çka të ke nevojë se kam me shku për rrugë.

A është i nevojshëm lajmërimi policinë

Osht norale me u lajmëru, ai arsyetimin e ka pasë se ka pasë me udhëtu jashtë shtetit.

N’deklaratë janë senet. Krejt janë në deklaratë, unë i kam shënu krejt.

N’aksident le t’është kush të don, le t’është Albin Kurti, le t’është Hashim Thaçi”, thotë ai.

Çka ndodhi?

Artan Hoxha, zyrtar i lartë ekzeklutiv në Kabinetin e Presidentes Vjosa Osmani, është përfshirë në një aksident më 29 mars 2024, ku si pasojë shkeli një fëmijë 14 vjeçar. Sipas rrëfimit të prindit, një polic i Kosovës i tha atij “që të mos hapë rast’.

Prindi i Ledionit 14 vjeçar, në një rrëfim ekskluziv për Nacionalen, tregon se z.Hoxha, pasi shkaktoi këtë aksident, iku nga vendi i ngjarjes.

“Me ikë ashtu dhe mos me u përgjigjë. Kjo është krim”, thotë ai për gazetarin Vullnet Krasniqi.

E Artan Hoxha, në rrëfimin e tij për Nacionalen, thotë se ‘ishte gabim i tij që uk e lajmëroi policinë’.

“Gabimi jem u kanë që nuk e kam lajmëru policinë, po për qët’ gabim le të vendosë Gjykata, a po kupton?”, ka thënë Hoxha.

“E ka nalë kerrin, i ka thanë fëmijës me pritë 30 minuta se ka pasë me i cu do sene në Marigonë”, rrëfen prindi në anën tjetër.

“Domethënë ma e rëndësishme është cka ka pasë në kerr të tij, që nuk e di, se sa me e lajmëru Policinë se sa që e ka shkelë një fëmijë në rrugë edhe nuk e ka shkelë qaq pak”, vazhdon rrëfiminn ai.

“Unë e pata për bligim me e cu te mjeku, me këqyrë mos ka thy najsen ose dicka, se unë nuk kam mujtë me i mëshu atij fëmijës me derë të parë, a je tuj kuptu?”, e kthen Hoxha në këtë kontekst.

“Kur e con fëmijën aty iu thotë mos trego se ke bë aksident, a po kupton se kur të vijnë policia tani na ndalin e na hupin një termin që kam”, thotë prindi i 1 vjeçarit.

Rrëfimi nga momenti kur babai i Ledionit u kthye në shtëpi në 5 të pasditës

Kur babai i Ledionit, kthehet në shtëpi në ora 5 pasdite, pas kryen punën atë ditë, ai rrëfen ngjarjen si më poshtë:

“E pranon, po thotë po nuk kam pasë kohë dhe nuk u kanë qaq i lëndumë. I thash po qysh nuk u kanë qaq’ i lëndumë, ku e konstatove ti. Thotë po këqyre unë të rri mas, se kam të njofshëm e ckado që ka nevojë. i kam thanë jo zotni me m’pas nejtë mas, ti më kishe thirrë dhe më kishe vetë qysh e ki djalin. I thash unë rastin kam me e lajmëru. Kur shkoj në stacion policor hasi në Avni Selacin, qaq e mori serioz rastin tem, sa që kur foli me Artanin, tha Faik t’u kisha lutë mos me hapë rast. Polici më tha. I thash pse, tha se djali i ka fajet”, rrëfenn babai i Ledionit.

Versioni i policit Avni Selaci

Në versionin e tij rreth kësaj ngjarje, polici Avni Selaci, thotë veç tjerash si më poshtë:

“Na jemi kanë në vendin e ngjarjes, e kemi fotografu vendin e ngjarjes. Kanë lu me top midis rrugës. Edhe sa e ka pa kerrin, u përplasë me derën e djathtë. Nuk kemi pasë kamera”, tha ai.

Lajme të ngjashme