VV-ja një hap nga bllokimi i KQZ-së: Haxhiu drejt shkeljes së Kushtetutës, PDK-së i kërkoi veç një anëtar për KQZ, jo dy sa i takojnë - NACIONALE

VV-ja një hap nga bllokimi i KQZ-së: Haxhiu drejt shkeljes së Kushtetutës, PDK-së i kërkoi veç një anëtar për KQZ, jo dy sa i takojnë

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Pushteti i Albin Kurti po shkon drejt bllokimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo pasi deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila po e ushtron edhe pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, ia ka kërkuar PDK-së vetëm një propozim për anëtar në KQZ dhe jo dy sa i takojnë me Kushtetutë.

Përkundër praktikes së mëhershme dhe thirrjeve të vazhdueshme të shoqërisë civile e njohësve të Kushtetutës së Kosovës se partisë së dytë(PDK) i takojmë dy anëtarë në KQZ, Haxhiu në letrën që ia ka dërguar kësaj partie ia ka kërkuar vetëm një emër.

Partia Demokratik e Kosovës ka bërë me dije se kjo qasje e partisë në pushtet ka për qellim defunksionalizimin e KQZ-së.

Në një konferencë për media, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo është qasje e rrezikshme.

Mbase është qëllim i Lëvizjes Vetëvendosje që të defunksionalizojë të gjitha institucionet përfshirë edhe KQZ-në sikurse ka defunksionalizuar çdo mekanizëm institucional në Republikën e Kosovës”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka paralajmëruar edhe dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo nuk do të thotë që ne nuk do ti drejtohet Gju Kushtete për një çështje tjetër që ndërlidhet me KQZ-në. Sepse PDK-së i takojmë dy përfaqësues në KQZ, ndërkohë që me një lexim të vobeket të ligjit dhe procedurave PDK-së i është kërkuar vetëm një”, ka thënë ajo.

Kurse, deputetja Haxhiu ka bërë me dije se tani është duke e shqyrtuar dokumentacionin që ia ka dorëzuar partitë politikë.

Dje, në një konferencë për media, ajo ka thënë se dekretin për emërimin e zyrtarëve të rinj të KQZ-së do ta nxjerr se shpejti.

Sa i përket anëtarëve të KQZ, do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë shumë shpejt. Jam duke e analizuar dokumentacionin që kanë sjell partitë politike. Ju e dini që 6 vende i takojmë partive shqiptare, 4 vende të tjera komuniteteve jo shumicë dhe një është kryetari i KQZ, z. Radoniqi. Sapo t`i kemi të finalizuar të gjitha çështje në këtë proces natyrisht se do të veprojë dhe natyrisht se do të jem para jush për të arsyetuar vendimet apo dekretet”, ka thënë Haxhu.

Çka thotë Kushtetuta?

Kushtetuat e Kosovës ka caktuar në mënyrë të qartë se nga sa anëtarë në KQZ iu takojmë partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvend.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, 6 ulëse në KQZ, u takojnë 6 grupeve më të mëdha parlamentare, respektivisht subjekteve politike shqiptare, e 4 të tjera për komunitetet.

Gjashtë (6) anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, të cilët nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara”, thuhet në paragrafin 6 të nenit 139.

Aktualisht, sipas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, në Kuvendin e Kosovës kanë arritur të hyjnë 4 subjekte politike shqiptare (LVV, PDK, LDK dhe Aleanca) dhe ndarja e 6 ulëseve duhet të bëhet për këto subjekte politike.

Neni 139 i Kushtetutës së Kosovës e rregullon edhe situatën edhe kur numri i grupeve parlamentare nga radhët e subjekteve shqiptare është më i vogël.

Në këtë rast, Kushtetuta ia mundëson grupit apo grupeve më të mëdha të emërojnë anëtarë shtesë.

Nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë”, thuhet në vazhdim të paragrafit të 6-të të nenit të njëjtë.

Në këtë rrethanë, kur sipas rezultateve të 7 qershorit janë vetëm 4 grupe parlamentare, 4 ulëset e para duhet të ndahen për secilën prej tyre, ndërkaq për 2 vendet e mbetura zbatohet “emërimi i anëtarëve shtesë” për grupet më të mëdha, në këtë rast për LVV-në dhe PDK-në.

Lajme të ngjashme