Zemaj: Vetëvendosje me lojë të dyfishtë me bashkëpunëtorin e tyre Slavko Simiq
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është pyetur nëse do ta votonte Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Pyetja erdhi pas deklaratës së Igor Simiqit në seancën konstituive, i cili tha se propozimi për këtë pozitë bëhej “në emër të popullit serb”.
Zemaj e ka cilësuar situatën si pjesë të një loje politike të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa Slavko Simiqin e ka paraqitur si bashkëpunëtor të kësaj partie.
“Këto janë lojëra politike të Vetëvendosjes. Para se të fillojë seanca, kjo është një gjë e njohur edhe nga e kaluara. Kjo politikë, ky populizëm – kjo është lojë e dyfishtë që e bëjnë me bashkëpunëtorin e tyre, Slavko Simiq”, tha Zemaj.