Ndërprerja e seancës, Gruda: VV nuk do të konstituojë Kuvendin, PDK do të votonte në çfarëdo forme Nënkryetarët - NACIONALE

Ndërprerja e seancës, Gruda: VV nuk do të konstituojë Kuvendin, PDK do të votonte në çfarëdo forme Nënkryetarët

2 javë më parë

nga NACIONALE

Përparim Gruda i PDK-së pas ndërprerjes së seancës konstitutive tha se Vetëvendosja as nuk kishte qëllim të konstitutonte Kuvendit.

Ai tha se si PDK do të votonin "në çfarëdo forme" për Nënkryetarët e Kuvendit për të themeluar legjislaturën.

"Po vazhdon bllokada. Kanë ardh sot partia VV për një lojë të radhës politike. Sot nuk na u lejua ta thotë. PDK voton në çfarëdo forme për Nënkryetaret. PDK do të votonte nëse VV-ja siguron që konstituon e Kuvendit. PDK voton çdo formë dhe çdo procedurë. Sepse është momenti historik 16 shtatori. Ne nuk mund të mos kemi kuvend më 16 shtator. Edhe ajo që u tha për mënyrën e Srpska-s. E në 2021 s’paska qenë për problem. Por, VV s’ka për qëllim për konstitutim. Qëllimi është të mos e konstituojnë Kuvendit dhe krijojn pengesa e pengesa të vazhdueshme," tha ai.

Lajme të ngjashme