Bajrami: Pse po e shtyn Kurti vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar mënyrën se si po vepron kryeministri në detyrë dhe deputeti i betuar, Albin Kurti, duke thënë se Kosova po shtyhet drejt zgjedhjeve të reja, pavarësisht se tashmë ka kaluar nëpër tri palë zgjedhje.
Bajrami ka vënë në pikëpyetje arsyetimin e pushtetit se Kuvendi nuk mund të konstituohet pa një marrëveshje politike.
“Që tri herë zgjedhje, për të shkuar prapë në zgjedhje. Pse?”, ka shkruar ajo, duke shtuar se argumenti se pa marrëveshje politike nuk mund të konstituohet Kuvendi është “banal”.
Sipas saj, kjo situatë po e mban Kosovën në krizë institucionale dhe pa institucione legjitime.
Postimi i plotë:
“Që tri herë zgjedhje, për të shkuar prapë në zgjedhje. Pse?
Nga “s’bën qerrja para kalit”, deri te “nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje” - janë arsyetimet me banale të cilat nga dhjetori i vitit 2024 po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime.
E derisa kjo sagë vazhdon dhe tolerohet, nuk ka pothuajse asnjë sferë të jetës në Kosovë që nuk ka degraduar, asnjë të vetme.
Tash thonë: ''nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin, sepse nëse s’ka marrëveshje, vendi shkon në zgjedhje''.
Po nëse nuk e konstituoni Kuvendin, vendi prapë shkon në zgjedhje.
Atëherë, çfarë po përpiqeni të shmangni?
Prandaj, sot secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të pyesë:
Çka po don Albin Kurti?
Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve?
Kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime?
Që tri herë po shkojmë në zgjedhje, për të përfunduar përsëri në zgjedhje.
Pse”