Arrestimi i serbit Igor Markoviq – dyshohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës
Është arrestuar në Zveçan, Igor Markoviq, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, në vitin 2023.
Sipas raportimeve, Markoviq kishte hyrë në territorin e Kosovës, nga pjesa veriore, gjithashtu i njëjti kishte shërbyer edhe si polic në Serbi.
Për arrestimin e tij, detaje kanë dhënë nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, Igor Markoviq dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm; bashkim për veprimtari kundërkushtetuese; rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.