“Albini e meriton me ia shpue kryet” – Kështu e këcënonte Kurtin, Kadri Xhemaili, sipas Prokurorisë Speciale
"Ah Albini e meriton me ja shpue kryet, por nejse, i vjen reni edhe atij.”
Me këto fjalë,, i pandehuri Kadri Xhemaili kanosi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, më 22 tetor 2025, meson Gazeta Nacionale.
Kërcënimin e tij, i pandehuri e kishte bërë përmes një komenti në rrjetin social Facebook.
Tashmë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Xhemailit.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, thuhet se Xhemaili, me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin Albin Kurti.
PSRK ka vlerësuar se i pandehuri Xhemaili ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën.
I akuzuari është arrestuar më 12 korrik 2026, në pikën kufitare Stançiq, pasi ndaj tij Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kishte lëshuar urdhërarrest.
Nacionale do ta përcjell shqyrtimin gjyqësor në këtë rast, për të parë motivet dhe detajet e tjera që quan të akuzuarin deri te ky kërcënim.
Prokuroria Speciale ditë më pare arrestoi edhe kërcënuesin e Ramush Haradinajt.
Deri atëherë, por edhe pas kësaj përmbahuni nga kërcënimet në rrjete sociale. Prokuroria Speciale ju sheh. Ligji e ndalon kërcënimin dhe parasheh dënime edhe me burgim.