Ditari 34: Pse Vjosa Osmani po na mashtron edhe për probleme shëndetësore? - NACIONALE

Ditari 34: Pse Vjosa Osmani po na mashtron edhe për probleme shëndetësore?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shëndetësia mbetet njëri prej dikasterëve në të cilin është investuar më së paku nga të gjitha qeveritë, përfshirë edhe këtë aktualen. Sektori në fjalë ka shumë probleme, teksa këtë gjë e dëshmon edhe numri i ministrave të ngarkuar, e shkarkuar poashtu.

Por, për diçka jemi të bindur. E parja e vendit do të kishte trajtim të mirë deri në detajin e fundit. Më të mirë sesa në spitalin privat ku u operua.

Presidentja Osmani dhe heqja e tëthmit të saj përmes një intervenimi kirurgjik ishte tema parësore e pjesës së 34 të Ditarit të Buzhalës.

Autori, veç kësaj komentoi edhe zhvillimet e fundit, me njërën prej tyre që rastisi të jetë pikërisht dje, rasti i rrahjes në Pejë, e për të cilin Nacionalja raportoi gjatë gjithë kohës.

Kujtojmë gjithashtu, Nacionale në orët e mesnatës që lamë pas, raportoi ekskluzivisht, duke dhënë detaje të njëpasnjëshme nga operacioni i presidentes, me ç’rast pastaj u detyrua edhe Presidenca që edhe publikisht ta pranojë faktin se personi numër një në vend i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirugjikale.

Kjo ndërhyrje nuk është edhe e zorrshme. Madje, autori i Ditarit ironizoi duke thënë se i duhen dy ditë ushtrime për ta mësuar.

“More për këso operacioni, tash me t’i hy dy ditë e mësoj”, tha Buzhala, duke lëshuar më pas në video sekuencën ku drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale u deklarua rreth kësaj çështjeje e për të cilën tha se heqja e tëmthit ose idhëzes, mund të kryhet lehtësisht në QKUK pa paguar as edhe një cent.

“Në QKUK intervenimin çdokush e ka pa asnjë cent. Të gjitha i ka gratis. Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale kemi qenë mirë të furnizumë. Në kuptimin e përgjithshëm, sikur presidenca të ishte konsultu me ne, të gjitha kushtet iu kishin kriju, ndoshta edhe më mirë se sa ku u trajtu. Ajo i ka dhënë një vulë shëndetësisë publike që të mos operohet askush”, tha Ferat Sallahu për Nacionalen.

Në anën tjetër, gazetari Berat Buzhala komentoi edhe dhunën e shumëpërfolur në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.

Mes tjerash ai tha se duhet të jesh shumë jo-njerëzor për të bërë një gjë të tillë.

Sipas tij, ky sadizëm është për t’u dënuar, por jo nga publiku. Buzhala tha se nuk njerëzit që tash ta bëjnë gjykimin e radhës.

“S’e di, kur e kam pa videon, po besoj secili që e ka pa, e ka paramendu nënën e tij/saj, bashkëshorten, vajzën ose një të afërm e të afërmve si viktimë. Jo veç ajo që e ka bë krimin. Edhe ato tjerat që qeshnin me dhunën. Pra një orgji, jo seksuale, por e dhunës. Të abuzosh ashtu me një grua që ka Alzhemeir, është më shumë se krim. Është gabim”, vazhdoi ai.

Ndërkaq, në pjesën e fundit ripërsëriti frazën të cilën e kishte thënë edhe në emisionet pararendëse të Ditarit:

“S’ka më dobësi sesa ta godasësh dikë që s’mund të mbrohet”.

Siç edhe mund ta shihni, në pjesën e epërme të tekstit mund të gjeni episodin e plotë, teksa kujtojmë faktin se Ditari i Buzhalës po shënon rritje enorme shikueshmërie në të gjitha platformat sociale. Shikim të këndshëm episodin aktual, e mirëprisni ata të radhës.

Lajme të ngjashme