Buzhala: Opozita duhet ta shtyjë Kurtin drejt nënshkrimit të Asociacionit - NACIONALE

Buzhala: Opozita duhet ta shtyjë Kurtin drejt nënshkrimit të Asociacionit

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë u publikua edhe emisioni numër 22 i Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Në fraksionin gjegjës u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe jo vetëm.

Ndërkaq, si pjesë të veçantë e kemi zgjedhur kur autori diskutoi për Asociacionin, e nga ku u bëri thirrje krerëve opozitarë që të mbështesin Albin Kurtin, në fakt edhe ta shtyejnë këtë të fundit drejt nënshkrimit të një marrëveshje përfundimtare, që do t’i jepte fund sagës me Serbinë.

Gjithashtu, ai tha se kjo shumicë parlamentare është derivat i një elektorati të pakënaqur për shkak të korrupsionit, krizës ekonomike e problemeve të tjera të brendshme.

“Elektorati e ka votu këtë shumicë parlamentare për shkak të korrupsionit, për shkak të krizës ekonomike, edhe problmeve tjera të brendshme. Pra jo për shkak të dialogut. Opozita, në darkë me Lajçakun, duhet m’i thënë, unë mendoj, që ne e mbështesim çdo marrëveshje me Serbi, e cila nuk del përtej kornizës kushtetuese”, tha fillimisht ai.

Tutje, Buzhala specifikoi faktin se të tillën marrëveshje e mbështeti edhe Escobari, por edhe ambasadorë të tjerë amerikanë ndër vite.

Andaj, sipas tij mbështetja e Asociacionit nga opozita është interes nacional, edhe më nacional sesa rryma e prodhuar nga Kosova.

“Këtë e tha edhe Escobari, para disa ditëve, po e kanë thënë edhe Delawie e plot ambasadorë amerikanë, ku këta ku ishin opozitë donin ta kallnin vendin, e kanë thënë që marrëveshja e Isa Mustafës, me Vuçiqin, e cila ka kalu përmes kornizës kushtetuese, nuk e tejkalon tashmë Kushtetutën, nuk është nivel i tretë i pushtetit. Prandaj, opozita, gjënë më të mençur që e bënë në këtë situatë, është me mbështetë marrëveshjen, m’i bë thirrje qeverisë, është interes nacional, është shumë më interes nacional sesa rryma e prodhuar nga Kosova, edhe gjithashtu e cila është e rëndë, por në këtë situatë, Albin Kurti duhet m’u shty me pranu atë marrëveshje, duhet me shty me hjekë këtë ‘zgedh’ prej qafës së Kosovës. Është pak ironike dmth, njeriu që e ka kundërshtu Asociacionin, njeriu që e ka pagëzu Asociacionin si “Zajednicë”, me përfundu, me “end-up” me laps në dorë duke e nënshkru, por le ta provon helmin e vetë”, vazhdoi autori.

Por, ky i fundit nuk beson që Kurti e bën një gjë të tillë. Kjo për faktin se, gjithnjë sipas gazetarit, jo pse frikësohet nga “Zajednica” sepse Kurti nuk është aq budalla sa mos ta lexojë atë marrëveshje, por duke u bazuar në mënyrën se si e njeh kryeministrin, tha se ai nuk e bën për një fakt, të mos barazohet me politikanët tjerë.

“A besoni që Albini e bën këtë? Nuk besoj që e bën. Jo që tutet prej “Zajednicës”, se nuk është aq budalla sa mos me lexu atë marrëveshje, e cila nuk e deformon sistemin politik në Kosovë. Marrëveshja e redaktuar nga Gjykata Kushtetuese nuk e bën Kosovën shtet jofunksional. Albini këtë e din. Mirëpo në opinionin që unë e kam për Albinin, ai nuk e pranon këtë gjë. Jo pse po tutet që po shkatërrohet Kosova, por ai s’do të radhitet te njëri prej politikanëve, pra ai nuk po do me vazhdu një diçka që e ka punu Thaçi, e pastaj Mustafa, e pas Mustafës e ka shty tutje Haradinaj, e në fund Hoti. Jo, Albini po kërkon ekskluzivitet".

Në anën tjetër, krejt në fund, Buzhala potencoi faktin e rikujtoi se në raport me Serbinë ne e kemi marrë maksimumin falë aleancës dhe politikës së mençur që ka filluar prej kohës së Ibrahim Rugovës.

"Qofsha i gabuar, po Albini nuk o ka tutet prej luftës, ai sikur po e dëshiron një konflikt, në mënyrë që krejt korniza kushtetuese, në mënyrë që krejt trashëgimi politike e arritur deri tash, me ra në ujë, edhe ky me ardh në një konferencë a diçka të veçantë edhe më thënë tash unë e vendosi gjënë e duhur. Dmth, na duhet me luftu edhe 100 vjet me Serbi, kurrë më shumë sesa tash s’kemi me pasë, sepse nuk ka mbet raporti ynë me Serbinë që thotë populli “për mukajet”. Në raportin me Serbinë ne e kemi marrë maksimumin falë aleancës edhe politikës së mençur që ka filluar prej Ibrahim Rugovës e tutje. Pra, si përfundim, po të isha unë opozita e kisha shty Vetëvendosjen edhe Albin Kurtin me pranu Asociacionin”, përfundoi ai.

Ashtu siç edhe keni parë në pjesën e epërme të tekstit, aty gjendet episodi i plotë, teksa më poshtë pjesa e zgjedhur. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme