Buzhala: Edhe debatet politike janë "reality show" - NACIONALE

Buzhala: Edhe debatet politike janë "reality show"

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Javën që lamë pas u publikua edhe episodi i radhës i Ditarit të Buzhals, prodhim i Gazetës Nacionale.

"It's my home", lufta në Ukrainë dhe greva ishin temat kryesore që u veçuan, me këtë të parën që mori vëmendjen më të madhe.

Për ata që s'e përcollën gjatë premierës, kujtojmë faktin se Buzhala ishte goxha kritik ndaj kritikëve të emisionit "It's my home".

Pasi, ashtu siç edhe kemi raportuar herën e kaluar, ai tha se këta njerëz janë të njëjtët që nuk e shikojnë as edhe një emision të librit, ose kulturës, duke përmendur këtu edhe shkrimtarin Azem Deliu, shikueshmëria e emisioneve të të cilit është për mëkat.

Gjithsesi, kësaj radhe, autori hodhi kritika ndaj KPM-së, duke thënë se ekziston mundësia që të jetë e intrumentalizuar.

Ai pandeh se këto veprime mund të ndikojnë në konkurrencë.

"Pas debatit që u bë, edhe me përdorë pastaj një paragraf diku, një nen diku, edhe me thënë e keni përdorë “reality show”, e nuk lejohet “reality show”. Pse e keni leju “It’s my love” që ka qenë para tij. Pse i keni lënë disa “reality show” të tjerë, që kanë qenë para këtij, po KPM vendosi saktësisht tash, me blloku. Ka mundësi, ekziston rreziku që KPM është e instrumentalizuar, për mos me pengu një “show” tjetër që pritet me dalë. (i referohet Big Brother-it)", tha fillimisht gazetari.

Veç kësaj, Berat Buzhala tha se kështu nuk guxon të veprohet. Kjo pasi, banorja as që ka folur me policinë për të lajmëruar ndonjë rast nëse ndihet e kërcënuar.

"Nuk guxon kështu. E këtu u zu një pretekst, ku njëri prej tyre gjuajti me papuqe njërën prej lojtareve që ishin brenda “It’s my home” edhe pastaj u çuan krejt, dhunë ndaj gjinisë femërore, e unë nuk besoj, deri tash s’kam lexu askund që shoqja brenda kafazit e ka lajmëru policinë me thënë po ndihem e dhunuar, ose e kërcënuar".

Në pjesën e dytë ndërkaq, autori dhe kreatori i Ditarit tha se në të kaluarën ka pasur raste direkte të dhunës, duke kujtuar këtu përplasjen e famshme mes Frashër Krasniqit e Milaim Zekës në Klan Kosova, por që i njëjti emision nuk u ndalua.

Për korrektësi, Buzhala citoi kolegun Baton Haxhiu, me këtë të fundit që kishte potencuar faktin se për gjashtë muajt vijues nuk do t'i ftonte të përfshirët.

"Prandaj, nëse kjo është e inskenuar, nëse Prokuroria ka shku aty me bisedu me të edhe ajo e konfirmon, që është lojë, paguhemi për këtë punë, është një lloj filmi që është t’u e bë, sepse ne, po të ishte për dhunë, ne kemi pa dhunë shumë më të drejtpërdrejt, në studio tjera televizive, ku nuk është “realitity show” ose ku nuk shkruan “reality show”, edhe nuk i kemi mbyll ato emisione. Përkundrazi, ka vazhdu i njëjti avaz. Jo me grushta si kjo pamje që do ta shohim tash (përplasja mes Frashër Krasniqit e Milaim Zekës), po me dhunë verbale, dhunë verbale të cilën e shohim për çdo natë", vlerësoi Buzhala.

S'u mjaftua me kaq. Ai shpalosi edhe përvojë nga e kaluara duke treguar në detaje se si debatet politike, në të cilat edhe vet Buzhala kishte marrë pjesë, paguhen njerëz nga 1000 deri në 2000 euro për 2-3 paraqitje mbrëmjeve, ndërsa pohoi se disa prej tyre edhe nxiten nga moderatorët që të flasin gjëra që edhe vetë s'i besojnë, kjo vetëm e vetëm për të rritur shikueshmërinë, respektivisht marketingun, gjegjësisht të ardhurat.

"Në “reality show” të debateve politike, ku edhe vet kam marrë pjesë një kohë, për çdo natë, moderatorët e emisioneve, të emisioneve kryesore në vend, të këtyre që shfaqen prej orës 21:00 deri në 23:00, kur i zgjedhin palët për me qenë pjesë të debateve, i nxisin me polemizu me njëri-tjetrin deri në ofendime, sepse ju intereson shikueshmëria, sepse pas shikueshmërisë vjen marketingu, madje-madje, disa prej këtyre të ftuarve, qirren hakërehen, bërtasin, përkundër bindjeve të tyre, nuk besojnë në ato që po i thonë, mirëpo moderatori, sepse edhe ata janë të paguar, shumica prej tyre paguhen 1000-2000 euro për 2-3 herë në mbrëmje, krejt debatet televizive, koncepti i tyre është i bazuar te “reality show”, pra i thërrasin njerëzit e njëjtë, çdo natë, që pastaj shikuesi me i komentu deklaratat e lëvizjet e tyre".

Më poshtë pjesa e zgjeruar këtu, kurse në pjesën e epërme të tekstit gjeni episodin e plotë. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme