Episodi i 24 i Ditarit: Buzhala e ngatërron Kongresin e LVV-së me një tjetër kongres - NACIONALE

Episodi i 24 i Ditarit: Buzhala e ngatërron Kongresin e LVV-së me një tjetër kongres

1 vit më parë

nga NACIONALE

Radha për emisionin e radhës së Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Përderisa në pjesën pararendëse u diskutua për përplasjen mes qeverisë dhe sindikatave, në këtë të radhës do të flitet për punimet e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në veçanti dhe zhvillimet e tjera që veçuan ditët e fundit në përgjithësi.

Këshilli i Përgjithshëm

Njëra prej pikave që u veçua e që u konsiderua paradoksale nga autori ishte numërimi i sukseseve nga kreu i ekzekutivit.

Ky i fundit, para bashkëpartiakëve, teksa përmendte sukseset e afër 18 muajve qeverisje, thoshte se dy prej sukseseve ishin edhe rreshtimi përkrah Ukrainës në pushtimin rus dhe aplikimi në Këshillin e Evropës.

Sipas Buzhalës, sukses nuk është kur aplikon, por kur arrin sukses.

"Pra, dmth nëse unë aplikoj për pasaportë të Britanisë, nuk është sukses. Nëse e marr pasaportën është diçka tjetër, ama veç aplikimi s'është asgjë. Shto këtu, kujtojmë se në momentin e aplikimit për në Këshill të Evropës e morëm një "flakaresh të nxehtë" nga përfaqësuesit e vendeve që e kanë fjalën kryesore në institucionin respektiv", shtoi ndër të tjera gazetari Buzhala.

Veç kësaj, autori ironizoi me të parin e qeverisë, duke thënë se në momentin kur po flitej për këtë çështje, Kosova e ka veç një Bllok funksional të termocentralit dhe nëse Albini vazhdon edhe pak të flasë, ka gjasa të bie edhe ai si i fundit.

Tutje, Berat Buzhala kujtoi edhe premtimin e kryeministrit aktual gjatë fushatës zgjedhore lidhur me atë se synimi kryesor i tij do të jetë barazia.

“Po, të barabartë në terr”, shtoi mes tjerash kreatori, njëherit udhëheqësi i emisionit respektiv, emision ky që po shënon rritje enorme të shikueshmërisë në të gjitha platformat sociale.

Në pjesën e fundit ndërkaq, gazetari hodhi kritika ndaj Kurtit, duke thënë se është një manipulator perfekt.

Shkak mori edhe nga paraqitja në Kuvend e VV-së, ku Kurti kur donte të fliste për sukseset, merrte referencë periudhë më të gjatë kohore.

Kurse, një tjetër gjë paradoksale që u pa nga Kurti ishte fakti se paralajmëroi qytetarët duke thënë:

“Ata që ju thonë mos kurseni rrymë po duan t'ju vjedhin”, kishte deklaruar Kurti.

Por, Buzhala i mllefosur po pyet kush po dëshiron të vjedhë. Në fund, precizoi faktin se njeriu që fitoi 51% të votave ka marrë besimin për ta ndalë vjedhjen.

Gjithashtu, sa për t’ju bërë më kuriozë, është tejet interesante pjesa kur Buzhala ngatërron konventën e Lëvizjes Vetëvendosje me një konventë tjetër.

Për më shumë, në pjesën e sipërme, ashtu siç edhe keni mundur ta vëreni, është episodi i plotë, teksa më poshtë treminutëshi i parë i zgjedhur për ju.

Shikim të këndshëm!

Lajme të ngjashme