Muriqi: Fitoren ua dedikoj krerëve të UÇK-së
Vedat Muriqi ua ka dedikuar ish-krerëve të UÇK-së fitoren 1:0 të Kosovës ndaj Irlandës. Sulmuesi shënoi golin vendimtar në minutat e fundit të ndeshjes.
“Fitoren veçanërisht ua dedikoj çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”, tha Muriqi pas takimit.
Ai tha se Kosova e kishte përgatitur ndeshjen duke u përqendruar te dobësitë e kundërshtarit.
“I kemi ditë pikët e dobëta të Irlandës, jemi mundu me e pasë lojën në kontroll dhe besoj që e kemi pasë tan kohën”.
Muriqi përgëzoi ekipin dhe stafet, ndërsa falënderoi tifozët për mbështetjen në stadium.
“Me randësi u kanë fitorja, e përgëzoj gjithë ekipin, shtabin teknik, shtabin mjekësor iu lumshin kambët, duart e goja gjithë tifozëve tanë që kanë qenë këtu”.