Ditari i 23 i Buzhalës: Kurthi i Kurtit - Frikë dhe nënshtrim ndaj punëtorëve - NACIONALE

Ditari i 23 i Buzhalës: Kurthi i Kurtit - Frikë dhe nënshtrim ndaj punëtorëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Radha për pjesën e 23 të emisionit Ditari i Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

S’ka si të jetë ndryshe. Temë parësore është ajo që bëri bujë në gjithë vendin gjatë ditës së sotme: Greva e sindikalistëve.

Fillimisht kujtojmë se këta të fundit nga sot kanë kaluar në grevë, me ç’rast kanë drejtuar kërkesat e tyre për qeverinë.

Megjithatë, Qeveria nuk po i dëgjon fare. Madje, ka marrë vendim që t’i largojë nga lista e pagave punëtorët që do të jenë në grevë, duke u thirrur në një nen të një ligji që kërkon interpretime, pasi deri më tani nuk ka pasur diçka të tillë të përafërt, kur shteti “shantazhon” grevistët.

Autori këtu, përmendi faktin se kur e mori pushtetin, Albin Kurti ndër të tjerash kishte deklaruar se shumë shpejt do ta zëmë Kroacinë me zhvillim ekonomik, pasi vendi ynë po shënon zhvillim të hovshëm ekonomik.

Veç kësaj, gazetari kritikoi Kurtin se nuk po i pëlqejnë mediat, bizneset dhe as punëtorët.

Madje, sipas tij, kryeministrit po i pëlqen veç diaspora, pasi diaspora nuk kërkon asgjë.

“Albinit dhe një grupi të marrë peng prej tij nuk po i pëlqejne mediat, nuk po i pëlqejne bizneset, nuk po i pëlqejne tash as punëtorët. Po i pëlqen veç diaspora, sepse diaspora nuk kërkon asgjë, por jep shumë, nuk kërkojne paga, nuk kërkojne rrymë, nuk kërkojnë viza, nuk kërkojne dialog. E me diasporë këtu po e fus edhe familjen e tij të ngushtë. Ata i jetojnë në Norvegji, me te gjitha te mirat”, shtoi autori.

Në anën tjetër, Buzhala përmendi faktin se e majta dhe e djathta në BE e ShBA kurrë nuk janë definuar më mirë dhe më qartë se në vitet e 80’ta.

“E majta dhe e djathta në BE dhe SHBA kurrë nuk janë definuar më mirë dhe më qartë se në vitet e 80’ta. Ardhja në pushtet, në Amerikë e Ronald Regan dhe në Britani të Madhe të Margareth Thatcher e kishte bërë të veten. Të dy këta kishin vendosur që ta ndanin të bënin një vijë të trashë dhe të dukshme se çka është ekonomia e tregut të lirë dhe çka është ekonomia e kontrolluar nga shteti. Ka edhe detaje të tjera në mes, por pak a shumë kjo ishte substanca”, vazhdoi ai.

Ndërkaq, Berat Buzhala, në pjesën e fundit tregon edhe arsyen pse Thatcher e kishte fituar nofkën Zonja e Hekurt.

“Për mënyrën se si i kishte trajtuar sindikalistët, duke ju shpallur luftë të hapur, Thatcher e kishte marrë edhe nofkën Zonja e Hekurt. Ajo në pjesën e parë të viteve të 80’ta i kishte shtypur sindikatat, posaçërisht minatorët, me forca policore. Kishte marrë vendim që t’i linte të vdisnin nëpër minierat e tyre ku ishin ngujuar, por të mos lëshonte pe. Mijëra policë në baza të rregullta konfrontoheshin fizikisht me mijëra sindikalistë. Thatcher kishte vendosur që të shiste çdo gjë që mund të shitej”, përfundoi ai.

Siç edhe keni mundur ta shihni, në pjesën e epërme është episodi i plotë, teksa më poshtë gjeni pjesën e pare të zgjedhur prej 3-minutave. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme