Batatina për Nacionalen mohon se i janë bllokuar transferet e lojtarëve: Janë gënjeshtra të dikujt që i dhemb suksesi i Llapit - NACIONALE

Batatina për Nacionalen mohon se i janë bllokuar transferet e lojtarëve: Janë gënjeshtra të dikujt që i dhemb suksesi i Llapit

1 vit më parë

nga Shpend Thaçi

Në mediet kosovare u raportua se gjashtë klubeve kosovare, përfshirë Llapit, u janë bllokuar transferet e lojtarëve. Për Gazetën Nacionale zëshëm Tahir Batatina mohoi një gjë të tillë.

Njëra ndër temat më të përfolura gjatë viteve të fundit në Superligën e Kosovës është ajo e klubeve, të cilat akuzohen dhe paditen në instancat vendore dhe ndërkombëtare nga ish-trajnerët dhe ish-lojtarët e tyre, për mungesë të kryerjen e pagesave.

Në të kaluarën, ka pasur raste kur klubet kosovare (si Feronikeli) janë dënuar nga FIFA për shkak të mos-zbatimit të këtyre detyrimeve, pasi janë shqyrtuar ankesat e lojtarëve.

Si rrjedhojë, sot, gjatë pasditës së vonë, mediet kosovare raportuan se gjashtë klubeve kosovare u është bllokuar afati kalimtar i lojtarëve nga vetë FIFA. Emrat e klubeve ishin këto: Prishtina, Drenica. Llapi, Arbëria, Feronikeli dhe Besa. I kontaktuar nga Gazeta Nacionale, Tahir Batatina dha pikëpamjen e tij, duke mohuar kategorikisht raportimet e tilla që kanë të bëjnë me skuadrën që ai drejton.

Batatina i quan "gënjeshtra" raportimet se i janë bllokuar transferet e lojtarëve nga FIFA

Tahir Batatina, në një prononcim për Gazetën Nacionale, përgenjështroi çdo mundësi që Llapit t'i është bllokuar afati kalimtar i lojtarëve nga FIFA.

"Këto janë gënjeshtra të dikujt, që unë i them se Llapi është duke u forcuar në çdo aspekt"
, shtoi ai.

Në pyetjen e Gazetës Nacionale se deri te ky vendim u aludua se erdhi për shkak të borxheve të akumuluara ndaj lojtarëve, Batatina u tregua edhe më këmbëngulës në përgjigjen e tij.

"Jo, nuk është e vërtetë! Dhe, ne nuk kemi marrë asnjë njoftim nga askush. Këto janë disa të pavërteta nga dikush që i dhemb, por do t'i dhembë akoma edhe më shumë kur të fillojë kampionati"
, nënvizoi Batatina.

Për fund. trajneri Batatina tregoi sesi janë regjistruar të gjithë lojtarët nga klubi për ndeshjet në kualifikimet për Ligën e Konferencës dhe nuk kanë hasur në asnjë problem të ngjashëm.

"Të gjithë lojtarët i kemi regjistruar, kur luajtëm në garat evropiane. Për më tepër, nuk kemi pasur asnjë problem deri në këto momente"
, përfundoi Batatina.

Problemet me lojtarët që janë zyrtarizuar e pastaj larguar nga klubi

Llapi në sezonin e ri do të hyjë me objektiva maksimalë, me detyrimin që të dalë në arenë evropiane, siç ka bërë një gjë të tillë gjatë dy viteve të fundit.

Deri më tani me lojtarët si Vukcevic dhe Shabani ka pasur probleme, pasi të njëjtin janë larguar nga klubi vetëm pak javë pasi ishin zyrtarizuar si përforcime të reja.

Në rastin e Vukcevic, ai deklaronte për mediet malazeze se ishte larguar nga klubi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Buducnostit, për arsye, siç thoshte ai, të një pankarte nacionaliste që kishin shfaqur tifozëria e Llapit, "Legjendat".

Nuk pati vonuar shumë dhe për Gazetën Nacionale, vetë trajneri i klubit llapjan, Tahir Batatina, kishte hedhur poshtë një gjë të tillë, duke demantuar lojtarin malazez.

Gjithsesi, i fundit në listën e lojtarëve që u konfirmua si afrim i ri është mbrojtësi italo-argjentinas, Di Lorenzo. Më herët janë konfirmuar edhe Robson, Fernandinho, Kurtaj, Bujupi, Stafa, Qorri, Selimi, Kiqina dhe Progni.

Lajme të ngjashme