Batatina: Kështu përfaqësohet vendi, na mungoi fati - NACIONALE

Batatina: Kështu përfaqësohet vendi, na mungoi fati

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Llapi barazoi në takimin e ndeshjes së kthimit ndaj Buducnostit, por u eliminua për shkak të rezultatit të përgjithshëm 4:2. Trajneri Batatina u deklarua i kënaqur në fund të ndeshjes.

Llapi nuk ia doli ta përmbysë rezultatin kundër Buducnostit, por për Batatinën edhe ajo çfarë u pa sot, sado pa arritur kualifikimin, shërben si mësim që "kështu përfaqësohet vendi".

Shumë falënderime, e aspak marrje të përgjegjësisë

Trajneri Tahir Batatina me t'u intervistuar në përfundim të ndeshjes, vuri theksin te ajo çfarë u dëgjua dhe u ndje si atmosferë nga tribunat, por nuk dha ndonjë sqarim ose përgjegjësi për atë çfarë ngjau në fushë.

"Së pari dua ta falënderoj gjithë kombin shqiptar, anekënd, përfshirë edhe vetë klubet të cilët na kanë përkrahur. Ishte një emocion që s'mund ta përshkruaj. Për këtë emocion dua t'i falënderoj të gjithë për mbështetjen që na kanë dhënë për 90 minuta. Vetëm në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës ishim mësuar të shohim këso atmosfere.

Jemi munduar ta bëjmë më të mirën tonë, por goli i parë i shpejtë ndryshoi gjithçka. Sido që të jetë, lojtarët bënë maksimumin. Fati nuk ishte me neve", shtoi Batatina

Batatina mendon se kështu përfaqësohet vendi

Tahir Batatina nuk ka asnjë mëdyshje: për të, kështu përfaqësohet vendi. Edhe nëse Llapi humbi me rezultat të përgjithshëm 4:2, për Batatinën ngushëllim shërben unifikimi i tifogrupeve dhe jo eliminimi në fazën e parë për herë të dytë në fazë evropiane që i ndodhë llapjanëve.

"Sot, s'kemi pasur çfarë të humbim, duke llogaritur disavantazhin nga ndeshja e parë. Faleminderit dhe respekt për 'Legjendat' dhe të gjithë të tjerët. Kështu duhet të përfaqësohet vendi. Duhet të jemi të bashkuar në çdo sferë", nënvizoi ai.

"Llapi duhet të mendojë për të ardhmen dhe të luftojë të jetë pjesë e pozitave që shpijnë në garat evropiane. Pse jo, herëve tjera duhet të jemi edhe më të vëmendshëm në lojë. Sot, fitova një Valmir Veliu të dytë. Kurtaj bëri një paraqitje të mahnitshme. Ai tregoi vlerat e veta dhe bëri maksimumin."

Lajme të ngjashme