Rrahmani në dyshim për ndeshjen kundër Irlandës Veriore, Muric i bashkohet skuadrës - NACIONALE

Rrahmani në dyshim për ndeshjen kundër Irlandës Veriore, Muric i bashkohet skuadrës

3 vjet më parë

nga Shpend Thaçi

Gazeta Nacionale përmes burimeve të saj merr vesh se Amir Rrahmani nuk është në gjendjen fizike më të mirë, si rrjedhojë është në dyshim për sfidën kundër Irlandës Veriore. Lajmi i mirë është se Arijanet Muric i është bashkuar grupit.

Kosova po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e fundit që do t’i luajë gjatë muajit shtator kundër Irlandës Veriore dhe Qipros.

Problemet me lëndime vazhdojnë ta shoqërojnë edhe këtë grumbullim të “dardanëve”. Pas lëndimeve që pësuan gjatë fundjavës Leart Paqarada, Mërgim Vojvoda dhe Shkëlqim Vladi, duke ua pamundësuar udhëtimin drejt Kosovës, Alain Giresse dhe stafi teknik po përballen edhe me një shqetësim serioz.

Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin, i cili sipas burimeve të Gazetës Nacionale të afërta me kampin dardan, është në mëdyshje të madhe për ndeshjen kundër Irlandës Veriore. Ai është ushtruar në formë individuale nga pjesa tjetër e grupit gjatë ditës së sotme.

Kjo vjen pas shqetësimit që mbrojtësi 28-vjeç kosovar ndjehu pak para përfundimit të ndeshjes kundër Milanit në “San Siro”, ku për pak minuta qëndroi edhe i shtrirë në tokë. Për fat të tij u ringrit dhe përfundoi ndeshjen pa u zëvendësuar, megjithëse ai çast po del të ketë ndikim në gjendjen e tanishme fizike të tij.

Gazeta Nacionale raportoi gjatë ditës së djeshme që Amir Rrahmani nuk kishte marrë pjesë në dy stërvitjet e para të Kombëtares së Kosovës. Ai iu bashkua kontingjentit të lojtarëve në pasditen e hershme të ditës së djeshme. Sidoqoftë, duhen bërë vlerësime dhe testime tjera shtesë për të kuptuar nëse kapiteni i “dardanëve” do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë kundër Irlandës Veriore në udhëtim.

Një tjetër lojtar që mungoi gjatë ditës së djeshme ishte edhe Arijanet Muric, siç raportoi Gazeta Nacionale. Vonesa e tij për t’u grumbulluar me “dardanët” ishte për pasojë te një problemi personal.

Gazeta Nacionale raportoi gjatë ditës së djeshme që Amir Rrahmani nuk kishte marrë pjesë në dy stërvitjet e para të Kombëtares së Kosovës. Ai iu bashkua kontingjentit të lojtarëve në pasditen e hershme të ditës së djeshme. Sidoqoftë, duhen bërë vlerësime dhe testime tjera shtesë për të kuptuar nëse kapiteni i “dardanëve” do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë kundër Irlandës Veriore në udhëtim.

Një tjetër lojtar që mungoi gjatë ditës së djeshme ishte edhe Arijanet Muric, siç raportoi Gazeta Nacionale. Vonesa e tij për t’u grumbulluar me “dardanët” ishte për pasojë te një problemi personal.

Megjithatë, tani burimet e gazetës thonë se ai i është bashkuar grupit dhe do të jetë në gatishmëri për të qenë gardiani i portës së Kosovës për dy ndeshjet e fundit që do të luhen në Ligën e Kombeve për edicionin e sivjem.

Mbrojtja çdoherë më e shthurur

Kosova u kritikua për mos ftesën e Armend Thaqit, mbrojtësit të djathtë të Ballkanit që po kalon në formë jetësore, por kur publikoi listën nuk është se kishte mungesë mbrojtësish – edhe pse kjo nuk nënkupton se futbollisti i Ballkanit nuk e meritonte të grumbullohej.

Giresse kishte në gatishmëri karta të dyfishta për çdo pozitë. Dhe, me raste edhe më shumë se kaq, nëse konsiderohen si mbrojtës Dreshevic dhe Betim Fazliji.

Sidoqoftë, gjërat ndryshuan gjatë fundjavës, sepse të shtunën Vojvoda nuk arriti të ishte pjesë e skuadrës së Juric për ndeshjen shtëpiake kundër Sassuolos, si pasojë e një lëndimi muskulor që kishte ndier një ditë më herët në stërvitje.

Ndërsa, dy ditë më vonë me erdhi edhe lëndimi tjetër muskulor, ai i Leart Paqaradës, pasi u zëvendësua në minutën e 62-të kundër Regensburgut, në sfidën që skuadra veriore gjermane humbi me rezultat 2:0. Moment që i pamundësoi të rikthehej me “dardanët” pas një viti e gjysmë mungesë.

I fundit në listë që iu bashkua disi brengave në mbrojtje është Amir Rrahmani. Një duel gjatë sfidës kundër Milanit bëri që ai të ndjente dhimbje, të cilat akoma sot po ia vonojnë rikthimin në gjendjen më të mirë fizike para dy ndeshjeve që do t’i zhvillojë Kosova, respektivisht më 24 shtator ndaj Irlandës Veriore dhe 27 shtator kundër Qipros.

Tani i mbetet përzgjedhësit Giresse të shohë sesi do t’ia dalë që t’i mbulojë këto kokëçarje që lindën gjatë rrugës. Ai në konferencën e djeshme për shtyp u zotua se Kombëtarja e Kosovës ka marrë mësim nga qershori dhe tani është për t’u parë se si do të operohet tutje.

Lajme të ngjashme