Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në fazën përgatitore të Manchester Unitedit - NACIONALE

Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në fazën përgatitore të Manchester Unitedit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez po këmbëngul që të largohet nga Manchester United, por "djajtë e kuq" dëshirojnë që ta mbajnë me çdo kusht.

Pasi Manchester United nuk arriti ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, e ardhmja e Cristiano Ronaldos u rihap. Gjatë javëve të fundit të qershorit u intensifikuan takimet e agjentit të tij, Mendes, me drejtues të klubeve të ndryshme evropiane. Deri më tani, në bazë të raportimeve të ndryshme mediale, besohet se klube si Chelsea dhe Napoli. Ndërkaq, spekulime ka pasur edhe për Bayern dhe Barcelona, por që janë demantuar nga burime të ndryshme, ose, me raste, nga vetë drejtuesit e klubeve në fjalë.



Tani për tani siç qëndrojnë punët, mediumi britanik, Sky Sports News, raporton se Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të paraqitet në fazën përgatitore të Manchester United. Kjo nënkupton një lloj përçimi të mesazhit se ai dëshiron t'i përdorë të gjitha mekanizmat në mënyrë që të ushtrojë presion te klubi, për ta liruar që të largohet.

Gjatë ditës së sotme "Football Insider", raportoi se Chelsea është gati të ofrojë plotë 14 milionë funte për shërbimet e portugezit.

Chelsea deri me tani ka arritur marrëveshje për Raheem Sterling nga Manchester City, që pritet të kompletohet brenda javës, e përforcimi i dytë mund të jetë kërkush tjetër përpos pesë herë fituesit së Topit të Artë.

Lajme të ngjashme