Chelsea përgatit ofertën e parë për Cristiano Ronaldon - NACIONALE

Chelsea përgatit ofertën e parë për Cristiano Ronaldon

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea është duke përgatitur ofertën e parë në vlerë 14 milionë funte drejt Manchester Unitedit për shërbimet e sulmuesit Cristiano Ronaldo.

Klubi londinez ka interesim të madh për 37-vjeçarin, me ofertën e parë që do të bëhet pas bisedimeve mes presidentit Todd Boehly dhe trajnerit Thomas Tuchel.

Sipas "Football Insider", klubi londinez është gati të ofrojë plotë 14 milionë funte për shërbimet e portugezit.

Chelsea deri me tani ka arritur marrëveshje për Raheem Sterling nga Manchester City, që pritet të kompletohet brenda javës, e përforcimi i dytë mund të jetë kërkush tjetër përpos pesë herë fituesit së Topit të Artë.

Ronaldo dëshiron largimin nga Man United pas vetëm një edicioni dhe trajneri Erik ten Hag raportohet se tani është i hapur që ta lejojë të largohet.

Arsyeja raportohet të jetë mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, me portugezin që nuk dëshiron të përfundojë vitet e fundit të karrierës në një klub që nuk synon trofetë më të mëdha.

Ai edicionin që lamë pas, realizoi 24 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat, duke qenë golashënuesi më i mirë te "Djajtë e Kuq".

Ndërkohë, për Ronaldon interesim raportohet se kanë edhe Bayern Munich dhe Napoli, edhe pse disa pjesëtarë të bordit të gjigantit gjerman kanë deklaruar se nuk do t'i përshtatej filozofisë së klubit.

Kurse, sa i përket Chelseas, pritet që ta largojnë Hakim Ziyech dhe do fokusohen me nënshkrimin e disa mbrojtësve pasi siç dihet kanë humbur Andreas Christensen te Barcelona dhe Antonio Rudiger te Real Madrid.

Lajme të ngjashme