Muriqi edhe zyrtarisht lojtar i Fenerbaçe
Lojtari i Kombëtarës së Kosovës, Vedat Muriqi, sonte udhëton drejt Turqisë, ndërsa priten vetëm edhe disa detaje që të kompletohet transferimi.
Klubit ruek, blerja e Muqriqit do i kushtojë rreth 15 milionë euro.
“Informacion për transferim. Futbollisti Vedat Muriqi, me të cilin klubi ka arritur marrëveshje në parim, do të arrijë në Stamboll sonte në mbrëmje për t’i kryer testet mjekësore dhe për ta kompletuar fazën e fundit të negociatave të transferimit”, thuhet në komunikaten e klubit turk.
Vedat Muriqi luajti sezonin e fundit (2025–2026) te RCD Mallorca në La Liga spanjolle. Ai pati një edicion historik dhe shënoi 23 gola në kampionat, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave për klubin spanjoll, Mallorca, duke ia zënë vendin Etos.