Fonte: Real Madridi është opsioni më i mirë për Ronaldon - NACIONALE

Fonte: Real Madridi është opsioni më i mirë për Ronaldon

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kthimi te Real Madridi mund të jetë opsioni më i mirë për Cristiano Ronaldon në këtë verë, sipas bashkëlojtarit të tij te Portugalia Jose Fonte.

Ronaldo dëshiron që të luajë në Ligën e Kampionëve, dhe këtë mundësi nuk ia jepi Manchester United pasi që doli e gjashta në tabelë sezonin që shkoi.

Ai është i lidhur me një kalim te mundshëm te Chelsea dhe Bayern Munich, por Fonte beson se kthimi i tij në Real Madrid do të ishte një fillim i ri siç ndodhte 13 vite më parë me largimin nga Old Trafford.

37-vjeçari ngriti katër tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për nëntë vite qëndrim, nga 2009 deri në 2018, përpara se të largohej për te kampioni i Italisë aso kohe Juventus.

Pyetja më e madhe është se a do të mirëpritej portugezi në Madrid, dhe për këtë, Fonte tha: “Më e mira për të do ishte kthimi në Real Madrid, por nëse a do të mirëpritej është pyetje tjetër që nuk e dimë.”

Fonte gjithashtu zbuloi se gjatë tërë vitit të kaluar ishte munduar ta bindte Ronaldon edhe pse thellë e dinte se ai është i motivuar ende të luaj në nivelet më të larta të futbollit.

Mbrojtësi i Lilles thotë se dështimi i djajve të kuq për të afruar lojtar të bindshëm është një nga shkaqet kryesore pse Ronaldo ka kërkuar largimin por edhe mungesa në Ligën e Kampionëve është një nga arsyet.

“Ajo që unë e di është se ai e do Ligën e Kampionëve. Ajo është gara më e mirë për klube dhe pa u paraqitur mirë aty nuk mund të llogaritësh në garë për Topin e Artë. Unë mendoj se United ka një trajner shumë të mirë por mungesa e afrimeve të lojtarëve të dëshmuar është një pengesë e madhe. Ronaldo duhet të fitojë trofe për të konkurruar për Topin e Artë.”

Lajme të ngjashme