Pse Ronaldo bëri kërkesë për largim? - NACIONALE

Pse Ronaldo bëri kërkesë për largim?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Veç nëse keni qenë të shkëputur nga bota e civilizimit në 24 orët e fundit, sigurisht se tashmë keni dëgjuar se Cristiano Ronaldo ka bërë kërkesë largimi nga Manchester United.

Legjenda portugeze ka informuar hierarkinë në 'Old Trafford' se dëshiron të largohet vetëm një vit pas rikthimit sensacional në klub, derisa ka nënvizuar arsye specifike në kërkesën e tij.

Burime të 'GOAL' gjithashtu besojnë se Jorge Mendes mund të ketë gjetur tashmë një blerës.

Pse dëshiron të largohet Ronaldo?

Ronaldo është i vendosur të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve, derisa po i afrohet fundit të karrierës, dhe dështimi i Unitedit të sigurojë top katërshen sezonin e kaluar e ka bindur se dëshiron të shkojë diku ku mund të garojë për çmimin më të lartë të futbollit për klube.

37-vjeçari ka kërkuar nga United që ta lejojë largimin e tij, nëse pranon ndonjë ofertë dinjitoze këtë verë.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit ka njoftuar "Djajt e Kuq" se ai nuk beson që kjo skuadër do të ketë shansa reale për titull këtë fushatë - dhe gjithashtu ka shqetësime nëse është realisht e aftë të përfundojë në top katërshe.

Me portugezin në përfundim të karrierës, ai është i vendosur të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë dhe nuk dëshiron të mungojë në Ligën e Kampionëve për as edhe një sezon.

Emërimi i Erik ten Hag nuk ka arritur ta bindë atë që të mbetet.

Me cilat klube ka qenë i lidhur CR7?

Mendes thuhet se tashmë ka identifikuar blerësit potencialë, me Bayern Munichun dhe Chelsean të lidhura. Një rikthim në Serie A gjithashtu është raportuar nga mediet italiane.

Cili është qëndrimi i Man Unitedit?

United është i vendosur se Ronaldo nuk është në shitje dhe mbetet pjesë kyçe e planeve të Ten Hag.

Pasi nuk arriti të transferojë top objektivin Darwin Nunez këtë verë, 'Djajt' nuk kanë shumë opsione përtej anësorit të Ajaxit, Antony, të cilin Ten Hag shpreson ta shtojë në skuadër.

Ai kishte thurur planet që Ronaldo ta udhëheqë sulmin në sezonin e tij të parë në klub, para se të kërkonte ndonjë tjetër qendërsulmues verën e ardhshme.

Cilat janë planet e Unitedit për këtë afat kalimtar?

Prioriteti i Unitedit në qendër të mesfushës, me Ten Hag që po i afrohet një marrëveshjeje për top objektivin Frenkie de Jong, derisa një ofertë po ashtu është bërë për Christian Eriksenin, i cili është pa klub.

Mbrojtësi i majtë i Feyenoordit, Tyrell Malacia me shumë gjasë do të jetë transferimi i parë, derisa është bërë një ofertë tashmë për qendërmbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez.

Lajme të ngjashme