Viti i ri, ngjarje të reja – krejt çka ndodhi në javën e parë të vitit 2023 - NACIONALE

Viti i ri, ngjarje të reja – krejt çka ndodhi në javën e parë të vitit 2023

3 vjet më parë

nga Halim Kafexholli

Ndonse muaji janar përshkruhet me si muaj me ritëm të ngadaltë, të tilla nuk duken edhe ngjarjet që prodhohen në Kosovë. Vrasje, plagosje, skandale në shëndetësi e shumçka tjetër e karakterizuan vendin qysh në javën e parë të muajit të parë të vitit 2023.

Gazeta Nacionale sjell të përmbledhura ngjarjet kryesore që ndodhën në javën e parë të këtij viti:

Rasti “Kobra City”

Si mos më keq, viti 2023 nisi me vrasje, ku një ngjarje të rëndë ndodhi në Prizren, aty ku një në natën e 2 janarit, një person mbeti i vrarë dhe një i plagosur.

Bëhet fjalë për ngjarjen që ndodhi në lokalin e natës “Kobra City” ku pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj së bashku katër persona të tjerë dyshohet se kanë privuar nga jeta një shtetas të Shqipërisë nga Kukësi dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, pas një konflikti që kishte lindur në lokalin “Kobra City”

Policia e Kosovës arrestoi Dibran Hoxhën, i njohur në publik si “Kobra”, njëherit, i dyshuar për vrasjen e 31 vjeçarit nga Shqipëria, Visart Cengu, dhe plagosjen e një tjetri.

Ndërkohë, më pas, Prokuroria mori vendim që të njëjtit të dërgohen 48 orë në mbajtje.

Policia Rajonale në Prizren, poashtu ka bastisur disa lokacione për këtë ngjarje ku janë gjetur një granatë dore dhe sia fishekë armësh.

Avokati i Hoxhajt, Nexhat Elshani, i ka thënë gazetës Nacionale se klienti i tij po akuzohet për tri vepra penale, ndër to edhe vrasje.

Nacionale e ka pyetur avokatin Elshani, nëse “Kobra” e ka thënë fjalën e tij për rastin, por avokati ka treguar se ai ka vendosur të mbrohet në heshtje.

"Operacioni me sukses, pacienti vdiq": Dramë në Kardiologji

Ngjarja tornditëse e kësaj jave do të bartej në QKUK, aty ku skandalet janë pothuajse të përjavshme. Mirëpo, kësaj radhe bëhet fjalë për një operacion i cili u prezentua si i suksesshëm, por që nuk ngjau i tillë, meqenëse pacienti vdiq.

Fillimisht, Kardiokirurgu Kushtrim Shala ka shpërndarë në Facebook-un e tij punën e bërë në QKUK, ku ka pretenduar se ka kryer me suksese operaconin diseksion akut të aortës. Mirëpo, disa orë Disa orë pas intervenimit të kryer, pacienti kishte ndërruar jetë.

Ky i fundit ka dalë me një sqarim, mes debateve të shumta në lidhje me këtë rast.

Shala përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se pasi nuk iu dha mundësia që të bëj diksutim me kolegjiume profesionale , i është drejtuar mediave.

Veç kësaj, ai konfirmoi se familjarëve u janë bërë të ditura të gjithë detaje në lidhje me gjendjën e pacientit, e madje tha se ka kërkuar edhe asistencë nga një mjek tjetër.

“Famijareve u janë sqaruar të gjitha detajet lidhur me gjendjen e tij dhe arsyeshmërinë e intervenimit kirurgjik. Të cilët kanë juridikisht kanë pranuar, që të kryhet intervenimi. Pas përgatitjes për operim kam kërkuar asistencë nga mjeku në gadishmeri dr. Endrit Shala, i cili i është përgjigjur thirjes menjëherë,” – shkroi ai.

Nacionale kishte kontaktuar zëdhënësen e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila na konfirmoi se janë duke u marrë në koordinim me prokurorinë dhe institucionet tjera.

“Jemi duke e trajtuar këtë informatë në koordinim me prokurorinë dhe institucionet e tjera përkatëse." - ka thënë ajo.

Veç kësaj, u bë e ditur se rasti po hetohet edhe nga Inspektorati Shëndetësor.

Dramë e akuza

Rreth kësaj ka reaguar, drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, i ka quajtur jokompetentë e të papërvojë mjekët që kryen intervenimin në zemrën e pacientit. Ai ka kërkuar hetim.

“Duhet të bëhet vlerësim i rastit. Duhet të hetohet pse është kryer një operacion i tillë nga një kirurg i cili nuk ka pasur përvojë. Duhet të shikohet rasti dhe të ndërmerren masa konform rregulloreve. Ka qenë kujdestar dhe personi vetë vendos për çfarë lloj operacioni, por sigurisht duhet të raportojë më pas dhe të hetohet nëse ka pasur shkelje”, ka thënë Brahimaj.

Për deklaratën e drejtorit pat shumë reagime, e njëri që reagoi ishte edhe kardiologu, Gani Bajraktari, i cili ka dalë kundër drejtorit Brahimaj, duke e mbrojtur Kardiokirurgun Shala.

Bajraktari ka shkruar se pacienti nëse nuk do të operohej, shansat për të shpëtuar i kishte zero, ndërsa nëse do të operohej shansat për të shpëtuar i kishte 50%.

Rasti i Shtërpcës:

Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur të premtën komunën e Shtërpcës. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona.

Nga ky rast u raportua se mbetën të plagosur Stefan Stojanoviqi (11 vjeçar) dhe Millosh Stojanoviqi (21 vjeçar). Pas këtij rasti, serbët kishin bllokuar magjistralen Ferizaj-Shtërpcë

Policia e Kosovës njoftoi që A.K. ishte arrestuar tashmë. Bëhej fjalë për 33-vjeçarin A.K, i cili u arrestua me shpejtësi nga Policia Rajonale e

Pas plagosjes, të rinjëve serbë iu është dhënë mënjëherë ndihma mjekësore në Shtëpinë e afërt shëndetësore, dhe më pas janë dërguar në repartin e kirurgjisë në Graçanicë.

I dyshuari A.K, - pjestar i FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte njoftuar se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është prëfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e dënuar rastin.

Sa i përket të dyshuarit kryesorë i cili është pjesëtar i FSK-së, Nacionale mësoi se bëhet fjalë për Azem Kurtajn, të birin e Danush Kurtajt. Danush Kurtaj është dëshmor i UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë dhe kishte mbetur i plagosur rëndë më 21 maj të vitit 1999 për të vdekur një ditë më pas. Ai kishte qenë i burgosur në Dubravë dhe ishte mes shumë viktimave në masakrën e kryer nga forcat serbe.

Më 25 nëntor, ose më pak se dy muaj më parë, Azem Kurtaj kishte qenë mes ushtarëve të Kosovës që ishin dekoruar nga Ushtria e Shqipërisë.

Familjarët i kanë thanë Nacionales se pak dinë rreth asaj që ka ndodhur të premten pasdite. Ata mohuan që me qëllim për t’i vrarë djali i tyre ka shtënë drejt qytetarëve në atë zonë.

Ndërkaq, Shoqëria e avokatisë, Kërveshi&Partners, kanë bërë të ditur sot se kanë marrë në mbrojtjes rastin e Azem Kurtaj, i cili është i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.

Nga kjo shoqëri kanë thënë se përfaqësimin e Kurtaj do ta bëjnë pa pagesë.

Ligji i Pagave drejt zbatimit, por askush nuk e di nivelin e pagës

Të enjëtën e kësaj jave, në Gazetan Zyrtarë u publikua Ligji i Pagave për Zyrtarët Publik, mirëpo, kjo zgjoi shumë reagime pasi ende nuk dihet se kur do të caktohet vlera e koeficientit. Kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar se vlera do të caktohet këtë muaji, por nuk ka përmendur datë.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civil (SSHCK), Ali Sefaj, ka thënë se të gjithë zyrtarët janë të shqetësuar me moscaktimin e vlerës se koeficientit.

“Po është shumë shqetësuese sepse askush nuk e di sa do të jetë paga e tij. Kjo cenon parimin e transparencës dhe parashikueshmerisë. Është e pa precedent te kemi ligj pagash qe nuk e rregullon vlerën e koeficientit, por e parasheh rregullimin e tij me Ligj te Buxhetit”, ka thënë Sefaj.

Zyrtarët skeptik për rritjen e pagave

Zyrtarët publikë janë shprehur skeptik se me këtë ligj do të iu rritet rroga.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civil (SSHCK), Ali Sefaj, ka thënë se në bazë të buxhetit që është ndarë për paga është e pamundur të këtë rritje të pagave.

“Me ligjin e buxhetit nuk është paraparë, tani duhet te plotësohet dhe ndryshohet ligji i buxhetit, nga buxheti i ndarë për paga 745 euro, është e pamundur qe te kemi rritjen e pritur. Përcaktimi i vlerës se koeficientit me Ligj te Buxhetit punëtoret e sektorit publik le ne dore te politikes ditore, duke ua mundësuar qeverive qe edhe vlerën e koeficientit ta përdorin ose keqpërdorin për politika ditore ( për qëllime elektorale)”, ka thënë ai.

Sefaj ka paralajmëruar se nëse vlera e koeficientit nuk është e kënaqshme, ligj mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

Kurse, avokatit të Popullit i është kërkuar që ligji të dërgohet në Kushtetuese

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar nga Avokati i Popullit që Ligjin për Pagat në Sektorit Publik ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Ky institut sot ka deponuar një kërkesë në këtë institucion ku kërkohet që nisen hetimet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe inicim në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit NR. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Sipas IKD-së, ky ligj cenon sigurinë juridike të nëpunësve të sektorit publik, duke mos përcaktuar vlerën monetare të koeficientëve.

Presidentja pagën më të lartë

Ndonëse vlera e koeficientit nuk dihet ende, koeficientin më të lartë do ta ketë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Koeficienti i shefes së shtetit do të jetë 18.0, për të vijuar më pas më kryetarin/kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, 17.5, kryetarin e Kuvendit, 17, kryeministrin 17 dhe kategori të tjera që mund t’i shihni në fotografinë më poshtë.

Në nenin 7 të Ligjit, tregohet edhe se si do të bëhet llogaritja e pagës.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti as të premtën nuk e ka treguar vlerën e koeficientit të pagave.

KFOR-i refuzon kërkesën e Serbisë për futjen e trupave

Një “ankth” tjetër i qytetarëve, tash e disa ditë ka qenë edhe përgjigja e KFOR-it karshi Serbisë, e cila në dhjetor të vitit që shkoi, ka kërkuar nga KFOR-i lejimin e futjes së 1000 trupave me pretekst sitatën e krijuar në veri muajin e fundit të vitit 2022.

Megjithatë, KFOR-i i ka kthyer përgjigje negative Serbisë dhe kjo është konfirmuar nga presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë ditës së sotme.

Vuçiqi duke e zbutur përgjigjen ka thënë se KFOR-i beson që nuk ka nevojë për kthimin e trupave serbe në Kosovë. Më tej ai shtoi se KFOR-i nuk ishte bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit sa i përket rolit të saj - në bazë të të cilës (siç pretendonte Serbia) ishte përpiluar edhe kërkesa).

Ai ka thënë se të gjithë e dinim dhe e prisnim atë përgjigje.

“Nuk mendoj se shumë njerëz pyesin për përgjigjen, më duket se të gjithë e dinim dhe e prisnim atë përgjigje. Në letrën e tyre të përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, e më pas përmes kabinetit ushtarak edhe me të cilin jam njohur, janë përgjigjur se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe dhe forcave të armatosura të Serbisë në territorin e Republikës. të Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244 ku theksojnë rolin e tyre, por nuk kanë bërë thirrje për pjesën e Rezolutës ku lejohet,” - shtoi Vuçiq në deklaratën e tij.

Lajme të ngjashme