Të gjitha takimet që Kurti i bëri me Vuçiqin tash e dy vjet - NACIONALE

Të gjitha takimet që Kurti i bëri me Vuçiqin tash e dy vjet

3 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Takimet mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që të shpeshtohen edhe më shumë nëse mund të ketë ndonjë marrëveshje. Takimi i sotëm Kurti-Vuçiq është takimi i numër gjashtë i tyre. Në këtë shkrim mund t’i lexoni të gjitha takimet mes dy liderëve gjatë dy viteve që Kurti është në krye të ekzekutivit.

Takimi i parë

Për herë të parë, kryeministriti i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi u takuan më 15 qershor të viti 2021 në Bruksel në kuadër të dialogut, takim ky që përfundoi pa u marrë vesh për temat.

Në këtë takim, Kurti kishte propozuar katër pika, ku sipas deklarimeve të tij, tri nga to u refuzuan teksa për njërën prej tyre nuk patën përgjigje.

Propozimi i parë ishte për avancim të CEFTA-s. Propozimi i dytë ishte Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë një deklaratë të paqes ku ne zotohemi se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën. Propozimi tjetër ishte për çështjen e të pagjeturve si dhe propozimi i fundit ishte për krijimin e Këshillit nacional për serbët.

Kurti atëkohë kishte thënë se sa më shpejt që bëhet marrrëveshja me Serbisë do të ishte më mirë.

Takimi i dytë

Takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiqit ishte mbajtur më 19 korrik 2021. Ky takim nuk sjelli ndonjë marrëveshje.

Palët përfunduan takimi më shpejt se që ishte paraparë dhe se u pajtuan vetëm për të vazhduar dialogun.

Takimi i tretë

Takimi i tretë ishtë mbajtur më 4 maj 2022. Takimi ishte njohur në publik si “Darka e Berlinit”.

Darka sipas BE-së ishte joformale pavarësisht se në këtë takim mori pjesë edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Darka mes tyre kishte zgjatur një orë e gjysmë dhe u mbajt në pallatin Borsig që gjendet në periferi të Berlinit.

Sipas Kurtit, takimi me Vuçiqin kishte qenë një përgatitje për takimin mes kryenegociatorëve, por jo të liderëve.

Kurti, kishte deklaruar se Vuçiqi nuk ka edhe më tej distancim nga politika e Sllobodan Millosheviqit dhe as nga politika e presidentit rus, Vladimir Putin.

Në anën tjetër, Lajçak, pati thënë se në darkë është diskutuar për dialogun.

E mirëprita mundësinë për një darkë joformale diskutimesh rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimet në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj." – kishte shkruar Lajçak në Tëitter.

Takimi i katërt

Takimi i katërt ishte menduar të mbahej në korrik 2022, por u mbajt më 18 gusht 2022, pasi Vuçiq kishte shtyer takimin.

Ky takim ishte mbajtur pas barrikadave që ishin vendosur në veri të vendit për shkak të vendimit për targat serbe dhe dokumentet.

Në këtë takim palët ishin marrë vesh që të takohen çdo muaj. Mirëpo nuk kishte ndodhur një gjë e tillë.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit në konferencë për media kishte thënë se “fatkeqësisht nuk kemi arritur sot marrëveshje”.

Takimi i pestë

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit që zgjati për shtatë orë ishte takimi i datë më 21 nëntor 2022.

Kurti dhe Vuçiq nën ndërmjetësimin e Borell dhe Lajçakut biseduar për shtatë orë. Edhe ky takim nuk sjelli ndonjë lëvizje.

Kryeministri kishte akuzuar Borellin se kishte hequr dorë nga afati

Me keqardhje mund të them që, përfqësuesi lartë Borrell hoqi dorë nga ky afati marsi 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve.” – kishtë thënë Kurti.

Takim i gjashtë

Ndërkohë, sot (e hënë 27 shkurt), kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel.

Temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë propozimi i BE-së për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në parim, pala serbe dhe pala kosovare kanë pranuar plani e BE-së.

Ndërkaq, ndërkombëtarë kanë bërë thirrje ndaj Kurti dhe Vuçiqit që të tregohen konstruktivë gjatë këtij takimi.

Ndryshe, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

Lajme të ngjashme