Darka në Berlin: "Opozita e ka përbrendësuar mitin e Albin Kurtit"
Darka e mbrëmshme në Berlin e ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi Special Mirosllav Lajçak nuk ishte takimi i parë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Por megjithatë, u përjetua në rrjetet sociale e nga opozita si të ishte takimi i parë mes tyre. Përsëri u rikthyen qëndrimet e mëhershme të kryeministrit, dhe përsëri opozita u shfaq e ashpër në përkujtimin e tyre.
Jetlir Buja argumenton se një gjë e tillë mund të jetë për shkak se edhe vetë opozita ka përbrendësuar mitin e Albin Kurtit si një politikan që nuk shkel parime dhe nuk ndryshon qëndrime.
Ai kërkon në këtë bisedë që opozita dhe shoqëria civile të ecin përpara dhe ta pranojë Kurtin ashtu siç është, si një kryeministër që i ka ndryshuar qëndrimet dhe që nuk jep përgjegjësi e arsyetime për një gjë të tillë. Në anën tjetër, shprehet i bindur se kjo formë e opozitarizmit në lidhje me ish-qëndrimet e Kurtit ka të bëjë me mungesën e një strategjie serioze mbi të cilën do të shprehnin reagimet.
Në vend të ‘histerisë’ e ‘habisë’ për ndryshimet e Kurtit, Buja kërkon ndryshime më të shpejta e më kreative në mënyrë që t’i hapet perspektiva Kosovës.
Për më shumë, ju ftojmë ta dëgjoni bisedën: