Përfundon takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel - NACIONALE

Përfundon takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Bruksel ka përfunduar rundi i dytë i bisedimeve trepalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Paraprakisht, pas rundit të parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë biseduar ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin.

Presidenti i Serbisë u largua nga ndërtesa e BE-së pa iu drejtuar mediave, ndërsa shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, u tha gazetarëve se Vuçiq do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t'i drejtohet publikut të premten, më 19 gusht. —Evropa e Lirë

Lajme të ngjashme