Takimi në Bruksel: A do ta 'puthin' sot planin franko-gjerman Kurti dhe Vuçiq?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë 17 shkurt) më fillim nga ora 15:00 do të takohen në Bruksel nën ndërmjetësimin e kryediplomatit, Josep Borell dhe të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Por, a do ta “puthin” Kurti e Vuçiq zyrtarisht propozimin e BE-së për normalizimin e marrdhënieve?
Takimet do të fillojnë në ora 15:00, ku Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, bashkë me Lajçakun, pritet të zhvillojnë takime të veçanta me Kurtin dhe Vuçiqin.
Ndërkaq në orën 16:15, kryediplomati Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve të veçanta, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas kësaj do të ketë një deklaratë për media nga Borell.
Çështja kryesore e këtij takim do të jetë propozimi i BE-së dhe pranimi i tij në mënyrë zyrtare nga palët.
Çka sot?
Pas disa muajve pa takime, Kurti dhe Vuçiq do të takohen përsëri në Bruskel. Kësaj radhe, në tavolinë të diskutimeve është propozimi i BE-së apo plani franko-gjerman për normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Dy palët kanë pranuar në parim planin franko-gjerman teksa sot kjo gjë do të bëhet e ditur nëse edhe zyrtarisht Kurti e Vuçiq do të 'puthin' propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti për këtë takim ka thënë se do të jetë konstruktiv.
“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet në Bruksel sa herë që jemi ftuar. Kemi mirëpritur emisarët special nga perëndimi sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë dhe e do të jem të përkushtuar, parimor, konstruktiv e kreativ.” – ka thënë Kurti të shtunën në mbledhjen e Këshillit të VV-së.
Kërkesat e ndërkombëtarëve
Disa ditë para takimeve, amerikanët dhe evropianët, kanë bërë thirrje ndaj Kosovë dhe Serbisë që të tregohen konstruktiv në takimin e sotëm.
Derek Chollet, këshilltar i sekretarit amerikan të shtetit, Anothony Blinken bisedoi përmes telefoni me Kurti, ndaj të cilit kërkoi që takimi të jetë konstruktiv.
“Shpreha qëndrimin se është koha për të diskutuar për Asociacionin e Koumunave me shumicë serbe. Si Kosova, ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar gjatë procesit të dialogut.” - shkroi Chollet në Twitter.
Gjithashtu, Derek Chollet, ka shkruar në Tëitter pas telefonatës që ka pasur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Chollet ka thënë që i ka shprehur Vuçiqit “mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve” për takimin e 27 shkurtit me kryediplomatin evropian Josep Borrell në Bruksel.
“E mirëpritëm përkushtimin e vazhdueshëm të Serbisë për angazhim konstuktiv ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon,” – ka informuar më tej z. Chollet.
Po ashtu, si presidenti serb Vuçiq, edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka pranuar një letër të përbashkët nga krerët e shteteve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Presidenti francez Macron, kancelari gjerman Scholz dhe kryeministrja italiane Meloni shprehin mirënjohje për qëndrimin publik të Kurtit në mbrojtje të propozimit evropian (planit franko-gjerman).
“Ne i mirëpresim shumë deklarimet tuaja publike të fundit, që afirmojnë se ju jeni gati ta pranoni propozimin evropian për “marrëveshje bazë”. Ne besojmë që tash është urgjente që të vendoset një rrugë përpara me qëllimin që të përfundohet kjo marrëveshje dhe të sigurohet zbatueshmëria e saj mbi bazën e tekstit për të cilin jeni pajtuar,” – shkruhet në paragrafin e dytë të kësaj letre dërguar kryeministrit Kurti.
Në këtë letër përmendet në mënyrë eksplicite, fatkeqësisht, edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Kërkohet që të formohet një i tillë, duke respektuar marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
Ndërkohë, në Kosovë partitë opozitare kanë thënë se Kurti sot pritet të nënshkruaj marrëveshjen për themelimin e Asociacionit.
Ndërkaq, disa njohës të politikës kanë thënë se "duhet marrëveshje" – dhe se s'ka më kohë për manovra në dialog.




