Nënsekretari Chollet pas telefonatës me Vuçiqin: Amerika e mbështet fuqishëm takimin e 27 shkurtit - NACIONALE

Nënsekretari Chollet pas telefonatës me Vuçiqin: Amerika e mbështet fuqishëm takimin e 27 shkurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënsekretari amerikan i Shtetit, Derek Chollet, ka shkruar në Twitter pas telefonatës që ka pasur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Chollet ka thënë që i ka shprehur Vuçiqit “mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve” për takimin e 27 shkurtit me kryediplomatin evropian Josep Borrell në Bruksel.

“E mirëpritëm përkushtimin e vazhdueshëm të Serbisë për angazhim konstuktiv ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon,” – ka informuar më tej z. Chollet.

Chollet gjatë ditës së djeshme kishte informuar edhe për telefonatën e tij me Kurtin, ku po ashtu kishte dhënë mbështetje për takim. Kryeministrit të Kosovës, megjithatë, i kishte thënë se tash ishte koha për ta diskutuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në takimin e nesërm, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq do të takohen me njëri-tjetrin pas orës 15:00, kur do të takohen paraprakisht veç e veç me ndërmjetësuesit evropianë.

Lajme të ngjashme