Natureta, shija e momenteve verore - NACIONALE

Natureta, shija e momenteve verore

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Vera është koha e mbrëmjeve me miq, vakteve të lehta e plot shije dhe piknikëve në natyrë. Kur dëshirojmë të kalojmë më pak kohë në kuzhinë, Natureta sjell produkte praktike dhe kombinime të shijshme për çdo tryezë verore.

Historia e Natureta-s mbështetet në traditën mbi 100-vjeçare. E frymëzuar nga natyra dhe përbërësit e freskët, brendi bashkon shijet e Ballkanit, Mesdheut si dhe Alpeve. Frutat dhe perimet përzgjidhen në kulmin e sezonit dhe përpunohen me kujdes, në mënyrë që shija e tyre të ruhet gjatë gjithë vitit.

Shije mesdhetare për çdo moment

Ullinjtë Natureta janë zgjedhje ideale për tryezat verore. Ullinjtë e gjelbër dhe të zinj me origjinë nga Greqia sjellin shijen autentike të Mesdheut, ndërsa ullinjtë me spec të freskët dhe ata të mbushur me pastë speci krijojnë kombinime edhe më interesante.

Ata mund të shërbehen si meze, të shtohen në sallata, sandviçë dhe pica ose të kombinohen me djathëra, mishra dhe perime në një pjatë të pasur me antipasta.

Vakte verore të shijshme për pak minuta

Në ditët e nxehta, zgjidhja ideale janë recetat që përgatiten shpejt. Pestoja e gjelbër Natureta, e përgatitur me borzilok, vaj, djathë të fortë dhe arra, mund të kombinohet me pasta, bukë të thekur, mocarela, patate të ziera, polentë ose sallata të ftohta, duke krijuar vakte të parezistueshme për çdo moshë.

Po ashtu, salca me borzilok kombinon shijen e domateve të lëngshme me aromën e borzilokut dhe mund të shërbehet me pasta ose oriz. Salca me ullinj është e përshtatshme për pasta, mish dhe perime, por mund të shërbehet edhe si salcë e ftohtë.

Freski për sallatat verore

Uthulla e mollës dhe uthulla e verës Natureta plotësojnë në mënyrë ideale sallatat dhe recetat e ndryshme. Ato prodhohen në mënyrë tradicionale përmes fermentimit në enë druri, një proces që ndihmon në krijimin e shijes së tyre karakteristike.

Uthulla e verës prodhohet nga verëra të kuqe sllovene të përzgjedhura, ndërsa uthulla e mollës përftohet natyrshëm nga vera e mollës. Të kombinuara me vaj ulliri dhe bimë aromatike, ato krijojnë salca të thjeshta dhe të freskëta për sallatat e stinës.

Më pak kohë në kuzhinë, më shumë kohë për verën

Edhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë nga vera, ka ende kohë për të shijuar vakte të lehta dhe momente të këndshme me familjen dhe miqtë. Nga sallatat dhe pjatat me meze deri te pastat, picat dhe ushqimet në skarë, produktet Natureta përshtaten me çdo moment veror. Me përbërës të përzgjedhur dhe receta të frymëzuara nga kuzhina shtëpiake, ato sjellin në tryezë freskinë dhe larminë që kërkojmë gjatë ditëve të ngrohta.

Shfrytëzojini ditët e fundit të verës me receta të thjeshta, kombinime të freskëta dhe vakte që ndahen me kënaqësi me familjen dhe miqtë.

Linku: https://bucaj-ks.com/supplier-...

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme