Musliu-Shoshi: Sot ranë maskat, u pa kush e do bllokadën
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar refuzimin e VV-së për të votuar kandidaten e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit.
Ajo ka vlerësuar se sot kanë rënë maskat.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se VV-ja është bllokuese e institucioneve.
“Sot ranë maskat! PDK votoi kandidatin për konstituimin e Kuvendit. LVV nuk e votoi. U pa qartë kush po e do shtetin me institucione dhe kush po e do bllokadën”, ka shkruar ai.