Përplasja e Muratit me Bajramin për numrin e të punësuarve dhe e vërteta sipas ekonomistit kosovar
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, janë dy nga zyrtarët që më së shumti akuzojnë njëri-tjetrin për tema të ndryshme ekonomike. Kësja radhe ata janë përplasur për numrin e të punësuarve gjatë Qeverisë Kurti. Ndërkohë, në këtë mes, ekonomisti Driton Smakaj, ka shpejguar se si qëndron çështja e të numrit të punësuarve.
Këtë javë, ishte fillimisht deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila publikoi kundërthëniet mes kryeministrit, Albin Kurti dhe ministriti të Financave për numrin e të punësuarve në Kosovë.
Bajrami ka thënë se Murati e ka demantuar Kurtin për numrin e të punësuarve.
“Dje në seancë doli Albin Kurti dhe tha ''Në Mars të vitit 2021 kur ne e kemi marrë mandatin kanë qënë 350 mijë të punësuar''. Vetëm pas disa orëve doli Hekurani dhe tha ''Në fund të vitit 2019 kanë qënë 363 mijë të punësuar''.” – ka shkruar ajo në Facebook.
“Ndërsa të gjitha të dhënat dhe raportet zyrtare, që të gjitha tregojnë që në kohën e pandemisë janë formalizu rreth 10 mijë vende pune. Cilit me i besu? A po e shihni që këta bijnë vetë në kazanin e propagandës, ku po mundoheni t'i fusin të tjerët.” – ka shkruar Bajrami.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili e akuzoi deputetn e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se kryeministri Kurti dhe ministri Murati kanë kundërthënie mes vete për numrin e të punësuarve.
Murati ka thënë se nuk po i ecë ekonomia Bajramit dhe se s’ka kundëthënie e demantim, teksa vazhdoi me mburrjen për rritjen e numrit të punësuareve.
“Pra edhe kësaj radhe as nuk ka demantim e as kundërthënie, por vetëm shpërfaqje e njohurive të kufizuara që Hykmetja ka për fushën, sikurse çdoherë tjetër.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Por ky debat për ekonomistin kosovar, Driton Smakaj është qesharak.
“U kënaqa duke i pa VV-në edhe LDK-në duke u hangër për ekonominë e Kosovës (Minstri Murati vs Hykmetja). Sidomos rreth grafikoneve të numrit të punësuarve.” – shkroi fillimisht ai.
Smakaj, ka thënë se Qeveria po gënjen me grafikonet për krijimin e vendeve të reja të punës, pasi sipas tij, ka veç formalizim “agresiv” dhe jo vende të reja të punës.
“Pra ajo çka Qeveria Kurti po gënjen hapur, është që këto grafikone po i shesin në popull si krijim të vendeve të reja të punës. Përndryshe, kjo qasje agresive e formalizimi të ekonomisë, ka pasur edhe një efekt tejet negativ duke yshtur mijëra të rinj të ikin jashtë Kosovës. Mbi dyqindmijë të rinj e kanë lëshuar Kosovën prej që ka ardhur Qeveria Kurti në pushtet. Dmth qasja e qeverisë me demagogji duke tentuar me ndërtua narracion zhvillimi me statistika, ka shkaktuar probleme strukturore ekonomike, ku realisht janë shpenzuar mbi 12 miliardë euro buxhet, pa parë asnjë projekt madhor të përfunduar. Krejt çka kemi pa ka qenë një urë 3 metra edhe dy kilometra asfalt. Plus drama politike në Veriun e vendit.” – ka shkruar ai.
“Për të konkluduar, formalizimi agresiv i ekonomisë nuk nënkupton krijim i vendeve të reja të punës. Përkundrazi, në shoqëri shkakton më shumë probleme për familjet e varfëra sesa i zgjidh ato.” – ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se Qeveria Kurti në vazhdimësi është kritikuar për tentimin për të manipuluar me shifrat që tregojnë për numrin e të punësuarve.