Skenari pesimist: Ushtari i FSK-së paguhet veç 560 euro, nëse koeficienti është 100 euro - NACIONALE

Skenari pesimist: Ushtari i FSK-së paguhet veç 560 euro, nëse koeficienti është 100 euro

3 vjet më parë

nga Eriola Cacaj

Ligji për pagat e zyrtarëve është publikuar para disa ditëve dhe pritet të hyjë në fuqi me datën 1 shkurt 2023. Megjithatë, vlera e koeficientit të pagave mbetet ende sekret dhe nuk dihet se sa do të jenë pagat në sektorin publik. Në një skenar më pesimist, sa do të ishte paga për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës?

Në media po qarkullojnë informacione se janë tre skenarë për koeficientin e pagës: 100 euro, 120 euro dhe 130 euro.

Duke u bazuar në tre skenarët është shumë lehtë të kuptohet se sa mund të jetë paga për Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ushtarëve.

Sipas ligjit të miratuar së fundmi, Komandanti i FSK-së ka koeficientin 15.

Në bazë të skenarit më pesimist, pra nëse vlera e koeficientit është 100 euro, 1200 euro mund të jetë paga e një koloneli pasi që koeficienti në bazë të ligjit është 12.

Togeri që në bazë të ligjit ka koeficientin 8.2, mund të ketë pagën rreth 820 euro.

Ndërsa për një ushtar të klasit të parë që koeficienti është 5.8 atëherë paga e tij do të jetë 580.

Sipas këtij skenari, 560 euro do të paguhet një ushtar i thjeshtë, që koeficientin e ka 5.6.

Çka nëse koeficienti është 129 euro (skenari më optimist)?

Sipas Projektligjit për Paga, koeficientin më të lartë pritet që ta ketë Komandanti - 15 - i cili, sipas kërkesës së AAK-së, do të paguhet me 1 mijë e 935 euro në muaj.

Nëse koeficienti është 129 euro, atëherë koloneli me koeficient 12 merr pagën 1 mijë e 548 euro, ndërsa togeri më koeficient 8.2 merr pagën 1 mijë e 57 euro e 8 centë në muaj.

Një ushtarë i klasit të parë me koeficient 5.8 merr pagën 748 euro e dy centë, ndërsa ushtari i thjeshtë me koeficient 5.6 merr pagën 722 euro e katër cent.

Çka nëse vlera e koeficientit është 120 euro?

Komandanti i FSK-së me koeficient 15 pritet të marr pagën 1 mijë e 800 euro nëse vlera e koeficientit është 120 euro.

Ndërsa koloneli merr pagën 1 mijë e 440 euro pasi që sipas ligjit koeficienti i tij është 12.

Togeri me koeficient 8.2 pritet që të marr pagën 984 euro në muaj.

Ushtari i klasit të parë me koeficient 5.8 merr pagën 696 euro, ndërsa ushtari i thjeshtë me koeficient 5.6 merr pagën 672 euro në muaj.

Vlera e koeficientit sekret

Zyrtarët publikë po e presin me ankth zbatimin e Ligjit për Pagat. Ndonëse muaji shkurt kur do të fillojë zbatimi i këtij ligji po afrohet, askush prej zyrtarëve publikë nuk e di se sa do ta ketë pagën.

Ligji është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare, por ende nuk dihet se kur do të caktohet vlera e koeficientit. Kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar se vlera do të caktohet këtë muaji, por nuk ka përmendur datë.

Presidentja pagën më të lartë?

Ndonëse vlera e koeficientit nuk dihet ende, koeficientin më të lartë do ta ketë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Koeficienti i shefes së shtetit do të jetë 18.0, për të vijuar më pas më kryetarin/kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, 17.5, kryetarin e Kuvendit, 17, kryeministrin 17.

Lajme të ngjashme