Ligji për Paga: Koeficienti për pagën e presidentes është 18, kryeministri e kryeparlamentari më 17 - NACIONALE

Ligji për Paga: Koeficienti për pagën e presidentes është 18, kryeministri e kryeparlamentari më 17

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ligji për Paga është publikuar në Gazetën Zyrtare, por ende nuk është bërë e ditur vlera e koeficientit, derisa një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë muajit janar.

Sipas koeficentëve të përcaktuar për të pozitat e zyrtarëve publikë, presidentja Vjosa Osmani do ta ketë koeficientin më të lartë të pagës më 18.0.

Kjo, pasohet nga kryetari i Kuvendit, që është Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti. Pagat e tyre, do të kenë koeficientin 17.

Ndërkohëryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte pretenduar se vlera e koeficientit mund të përcaktohet në janar.

“Kemi marrë kohë më shumë se që është dashur. Duke pas parasysh përvojën e parë që herën e parë na u hodh poshtë, nuk kemi dashur të nxitohemi. 745 milionë euro është totali. Për ne, pikënisja është tërësia, jo pjesa, jo elementi. Nuk e kemi pas si pikënisje vlerën e koeficientit, por si tërësi. Në janar do të vendoset vlera e koeficientit.” – kishte thënë ai.

Lajme të ngjashme