Shtrenjtimi 100% i rrymës, fillon kundërshtimi i qytetarëve - paralajmërohet protestë - NACIONALE

Shtrenjtimi 100% i rrymës, fillon kundërshtimi i qytetarëve - paralajmërohet protestë

1 vit më parë

nga Mirlind Behluli

Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar para dy dite propozimin e KESCO-së në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kompania furnizuese me rrymë, ka kërkuar dyfishimin e vlerës së tarifave të energjisë elektrike, duke dorëzuar kërkesën në ZRRE për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave.

E qytetarët, të cilët po përballen me infalcion të lartë, e rritje çmimesh, kanë filluar kundërshtimin e tyre në rrjetet sociale. Madje, ata kanë paralajmëruar edhe protestë.

Kundërshtimi virtual

Visar Dili, qytetar i Prishtinës, tashmë ka filluar një kampanjë kundër propozimit për shtrejntimit e energjisë elektrike.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, Dili ka treguar se nëse tarifat e energjisë elektrike dyfishon, atëherë do u vështirëson jetën qytetarëve.

Kesco ka propozu me dyfishu çmimin e energjise elektrike, kjo do na e vështirësoj jetën për 100%. Unë, si aktivist politik dhe anëtarë i kryesisë së ARK-së, si qytetarë i Republikës së Kosovës, si i ri i dëshpruar me gjendjen e renduar sociale dhe ekonomike nuk mund të qëndroj indiferent ndaj këtyre zhvillimeve që çdo ditë e me shumë po na e rëndojnë jetën në Kosovë.”, deklaroi ai.

Tutje, Dili, që është nënkryetar i rinisë së AAK-së, thotë se kampanja e nisur nga ai, ka gjetur përkrahje tek qytetarët.

Sipas Dilit, një rritje e tillë do të prekë mirëqenien e qytetarëve, andaj ai paralajmëron edhe protestë.

Kampanja ka filluar online dhe është duke marrë mbështetje nga nënshkruesit e peticionit për terheqjen e trustit, pjesë e të cilës inciativë kam qenë edhe unë deri në dorëzimin e peticionit në Kuvend. Kjo kampanjë do të vazhdojë për një javë online pastaj do të përshkallzohet me aktivitete në terren dhe nëse nuk e gjen përkrahjen e duhun nga qeveria do të bëjmë edhe ftesë për protestë”, theksoi ai.

Dili ka treguar se kampanja është duke e përdorur hashtagun “#kunder_rritjes_se_çmimit_te_energjis_elektrike!”

Ndryshe, kundër propozimit të KESCO-s për shtrenjtim të rrymës, ka folur edhe gazetari dhe analisti Rron Gjinovci.

Propozimi i KESCO-s

Sipas ZRRE-së, KESCO ka propozuar dyfishim të vlerës së tarifave të rrymës, duke dorëzuar një kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave.

Siç njoftoi ZRRE, në kërkesën e kompanisë furnizuese me energji, bëhet fjalë për një ngritje gati 100 për qind të çmimit të rrymës.

Kujtojmë që qytetarët paguajnë dy lloje tarifash, për arsye të bllokut tarifor të vendosur në 800kËh. Ndërsa, shtrenjtimi i propozuar i KESCO-s vlen si për ata që shpenzojnë më pak se 800kËh në muaj, si për ata që e tejkalojnë blloktarifën e vendosur kohë më parë.

Ndërsa javën e kaluar, ZRRE njoftoi publikun se ka hapur tashmë procesin për rishqyrtim të tarifave të energjisë elektrike për shkak të mungesës së subvencioneve.

Në një konferencë për medie, Rizvanolli dha një parashikim krejtësisht pesimist për situatën me energjinë elektrike.

Duke folur për dimrin që po vjen, ajo tha se është e vetëdijshme për situatën e vështirë, duke theksuar se Qeveria ka marrë të gjitha masat e nevojshme.

Besoj është e qartë për të gjithë. Dimri i ardhshëm do të jetë tejet i vështirë për të gjithë Evropën, kjo do të na ndikojë edhe neve në masën që ne kemi nevojë për import të energjisë. Është mirë të jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që po na presin. Jemi duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të realizueshme për një kohë të shkurtër. KEK-u është duke i bërë të gjitha përpjekjet që ndërhyrjet në blloqe të bëhen para dimrit. Duhet të kursejmë energjinë”, deklaroi Rizvanolli.

Kohë më parë, në një fjalë krejt burokratike, Kurti i “siguroi” qytetarët se po bëjnë çdo gjë për të kaluar sa më lehtë drimrin e këtij viti.

Duke pasur parasysh edhe gjendjen ekzistuese, të dhënat që na vijnë nga shtetet dhe kompanitë tjera, parashikimet deri diku që përpiqemi t’i bëjmë, duam që me gjithë çfarë dimë dhe mundemi t’ia kalojmë sa më lehtë dimrin 2022-2023”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Kujtojmë që edhe në dimrin e kaluar, janë organizuar protesta pas shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Lajme të ngjashme