Përplasjet me SBASHK-un e diskutimet për shaminë, si po menaxhon qeveria fillimin e procesit shkollor - NACIONALE

Përplasjet me SBASHK-un e diskutimet për shaminë, si po menaxhon qeveria fillimin e procesit shkollor

4 vjet më parë

nga Halim Kafexholli

Ndër problemet më të thella dhe më të kritikuara në Kosovë mbetet sektori i arsimit. Përveç problmeve me mungesën e nivelit performativ të nxënësve si dhe mungesës infrsrukturore, arsimi në Kosovë është përballur në vazhdimësi me bojkotim të procesit siç është greva në këtë dhe kërkesat e puntorëve të arsimit për trajtim më të dinjitetshëm.

Jemi në fillim të 1 shtatorit dhe, si rëndomë, janë të rrallë fillim-shtatoret kur nuk është diskutohet mbi mundësitë se kjo datë do t’i gjej nxënësit jashtë klasave shkollre. Edhe këtë vit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmruar grevë nga fillimi i procesit mësimor.

Përmes një njoftimi, kjo sindikatë kishte bërë të ditur se që nga shtatori çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet dhe administrata në komuna, por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme pasi që sipas tyre Qeveria Kurti nuk i ka përfillur kërkesat e sindikatave për dialog dhe se kjo qeveri nuk po i fton sindikatat për t’u marrë vesh për Ligjin e pagave.

Madje, nga SBASHK-u kanë paralajmruar se rrezikohet edhe mbajtja e Testit të Maturës i planifikuar të mbahet me datë 27 gusht,

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari, në konferencën e të enjëtës së 18 gushtit, ku Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka vendosur që të shpallin grevë të përgjithshme, ka thënë se pavarësisht vensimit për grevë, qeveria i ka dyert e hapura që të ftohet këshilli grevist dhe të arrihet marrëveshja.

Sipas tij, pik kyçe për t’u bërë marrëveshja me qeevrinë Kurti është që të fillohet me 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga.

Nagavci për grevën: Kërcënime dhe të instrumentalizuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka shkruar dje një shkrim në Facebook në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Duke folur për hapat që ka ndërmarrë Ministria e saj, Nagavci ka thënë se nuk ka asnjë arsyetim për grevën e paralajmëruar të SBASHK-ut.

“Paralajmërimet e SBASHK për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim! Ky cikël i përsëritshëm i kërcënimeve nuk mund të vazhdoj më. SBASHK nuk mund të cenoj të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron!”, shkroi ajo.

Ndërkohë, mungesa e komunikimit të qeverisë me sindikaistët ka qenë ndër kritikat më të shpeshta të SBASHK-ut. Sipas tyre, kjo qeveri është qeveria më jobashkëpunuese dhe më e ashpëra në komunikim. Madje, SBASHK-u shpesh është kritikuar edhe si bashkëpuntorë të pushteteve të kaluara.

Pak a shumë, me këtë gjuhë foli edhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci në konferencën e fundit. Nagavaci tha se greva më së shumti dëmton nxënësit dhe sipas saj ky organizim grevist është i instrumentalizuar.

Unë besoj shumë që kjo po përdoret me qëllim të presioneve dhe është paksa e instrumentalizuar”, tha Nagavci në një konferencë shtypi këtë javë.

SBASHK-u kritikohet shumë shpesh edhe nga pjestarë që shoqërisë civile se kjo sindikatë po shantazhon qeverinë dhe nuk po kontribojnë në cilësinë e arsmit, pavarësisht që cilësia e arsimit është kompetencë e qeverisë, ministrisë, komunave e institucioneve tjera shtetërore që merren me çështjen e arsimit.

Mirëpo, pavarësisht betëjës me ministrën Nagavci, kritikave dhe etiketimeve rreth kësaj sindikate, krerët e kësaj sindikate thonë se nuk e kanë ndërmend të zbrapsen deri në zbatimin e kërkesave të tyre.

Në një shkrim dërguar mediave javë më parë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka paralajmruar reagime të ashpëra sindikale karshi Qeverisë Kurti.

Mbulesa në shkolla

Lejimi ose jo i bartjes së shamisë fetare në shkolla është temë që kohë pas kohe rikthehet në qendër dhe në vëmendje të opinionit publik në Kosovë. Në bazë të një Udhëzimi Admnistrativ “neni 3, paragrafi 1.13 i Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 ndalon bartjen e shamisë nëpër objektet e shkollave publike.

I gjithë debati rreth shamisë filloi pasi ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha i dërgoi një kërkesë Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci ku i kërkoi anulimin e nenit të udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e mbulesës në shkolla publike.

Në kërkesën e tij, Berisha ka kërkuar që anulimi të bëhet për shkak të pavlefshmërisë absolute të këtij neni.

Formulimi i përdorur në dispozitën e kontestuar ka pasur për rezultat mohimin e të drejtave themelore të garantuara me nenin 47 të Kushtetutës së Kosovës [E Drejta për Arsimin] për të gjitha nxënëset të cilat kanë bartur mbulesë të kokës për shkak të bindjeve fetare”, thuhej në kërkesë.

Pjesë e këtij debati u bënë shumë akterë të politikës, shoqërisë civile e institucioneve fetare në Kosovë, madje, ishin hapur edhe peticione të ndryshme online pro dhe kundër lejimit të bartjes së shamisë.

Për këtë çështje komentoi edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili kur u pyet në një konferencë për shtyp, tha se vazhdon t’i qëndroj opinionit të kahmotshëm të tij se mbulesa duhet të lejohet mbi moshën 16 vjeç.

Ai është shprehur se shamia duhet të lejohet në institucionet publike e edhe në shkolla, por jo nën moshën 16-vjeçare.

Sipas kryeministrit, personat e moshës 16-vjeçare do të duhej të lejoheshin edhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe komunale.

Ministria e Arsimit është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve të cilët e kanë nisur një fushatë për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, ne do ta kemi projektligjin për liritë fetare, të cilin do ta sjellim në kuvend. Por qëndrimin tim e kam thënë para shumë viteve, ai është se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë në jetën publike të qytetarëve duhet të jenë të lire, por gjithashtu kam thënë se mosha 16-vjeçare është pragu. Moshën 16-vjeçare e shohim si prag për shumë gjëra që kanë ndodhur”, deklaronte Kurti.

Nagavci e prerë: Udhëzimi administrativ do të jetë në fuqi

Rreth këtij udhëzimi administrativ ka folur edhe ministrja Nagavci. Ajo tha se ky udhëzim nuk është veç për shaminë, por për “mbarëvajtje të procesit”, duke bërë me dije se ai do të vazhdojë të jetë në fuqi.

“Dua të bëj të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim Administrativ për shaminë, nuk ka pasë asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit, nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike. Udhëzimi Administrativ të cilit i kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta”, deklaroi ajo, duke thënë se prembula të cilës i referohet ky Udhëzim Administrativ nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MASHT-it.

Nagavci deklaroi se ky udhëzim do të mbetet në fuqi.

“Udhëzimi do të mbetet në fuqi dhe do të shohim se si po e rregullojmë tutje vetëm në aspektin formal ligjor”, shtoi ajo.

Se çështja e arsimit është ndër problemet më të mëdha që përballen qeveritë në Kosovë, e kishte konfirmuar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili në fushata zgjedhore deklaronte se i duhen dy mandate për t’i mirërregulluar problemet e arsimit.

Lajme të ngjashme