Përplasja mes ekzekutivit dhe gjyqësorit për rastin e 11-vjeçares - NACIONALE

Përplasja mes ekzekutivit dhe gjyqësorit për rastin e 11-vjeçares

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ditë vikendi. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu takohen me kryeparlamentarin Konjufca dhe ia dorëzojnë dosjen e Vettingut, që për synim ka reformën në drejtësi. Shkas për këtë raportohet të jetë rasti i fundit i 11-vjeçares së dhunuar, rast ky që solli edhe deri te një nga protestat më të mëdha në vend në dy dekadat e fundit, sa i përket sociales.

Në konferencën e përbashkët me Kurtin, Haxhiu tha se kjo dosje përfshinë amandamentet kushtetuese dhe projektligjin për Vettingun.

“Strategjia për sundimin e ligjit, reforma në këshillin prokurorial, Projektligjin për Byronë për Konfisikimin e pasurisë së pajustifikueshme, janë disa nga pikat që kemi punuar që 1 vjet e gjysmë qeveri. Tani pas një pune intenzive dhe pak konsultimeve me grupet paralamentare sot po e dorëzojmë dosjen e dokumenteve të Vettingut. Kjo dosje përfshinë amandamentet kushtetuese për Vettingut, projekltigjin për Vettingun, dokumentet shpjegues për Vettingun”, tha ndër të tjerash ajo.

Përballja

Shkëndijat e para filluan para dy ditësh. Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tha se nuk mjaftojnë dy dorëheqje për rastin e 11-vjeçares, ndërsa kujtoi dorëheqjet nga policia e shërbimi korrektues, duke kritikuar më pas prokurorët e gjykatësit.

Këtyre të fundit iu drejtua në mënyrë të drejtpërdrejt, duke thënë se aktakuzat jo të fuqishme të prokurorëve dhe mosgjykimi konform ligjeve në fuqi po ndikon që dhunuesit të mos ndëshkohen.

Aktakuza jo të fuqishme të prokurorëve mundësojnë që dhunuesit shpesh të mos ndëshkohen. Gjykatat nuk i gjykojnë rastet e dhunimeve në përputhje me ligjet në fuqi, që parashohin dënime prej më së paku 10 vitesh për dhunë seksuale ndaj personit nën moshën 14 vjeç”, shkroi ndër të tjerash Kurti.

Kundërpërgjigja e Këshilleve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës reaguan ndaj kësaj deklarate të kreut të ekzekutivit, duke shtuar se këto institucione punojnë në mënyrë të përgjegjshme e profesionale dhe jo si disa të tjera që përmes deklaratave publike nuk u përngjajnë insitucioneve shtetërore.

Tutje u bë e ditur se me këtë rast janë marrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme për trajtim të rastit në fjalë.

“Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i bëjnë thirrje Qeverisë që të përmbush përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për krijimin e kushteve të nevojshme për strehimin dhe rehabilitimin e viktimave të krimit, në mënyrë që viktimat e krimit të mos të mbesin në mëshirën e organizatave jo qeveritare për strehim dhe rehabilitim”, u tha tutje në këtë reagim.

Konferenca si “mollë sherri”

Konferenca e sotme e Kurtit dhe Haxhiut ka nxitur Këshillin Gjyqësor që të thërras një konferencë për media ditën e nesërme.

Sipas tyre, nesër do të qartësojnë gjithçka rreth rastit në fjalë, pra paraqitjes mediatike të “ekzekutivëve” dhe do t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve me çështjet relevante.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të informimit drejtë të opinionit publik lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë edhe qëndrimet e Këshillit lidhur me deklaratat e Kryeministrit dhe Ministres së Drejtesisë për punën e sistemit gjyqësor, me datën 5 shtator 2022, me fillim nga ora 10:30 organizon Konferencë për Media në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor, rruga "Luan Haradinaj", Prishtinë.Ftojmë mediat që të ndjekin konferencën ku edhe mund të parashtrojnë pyetje për çështjet e ndërlidhura me efikasitetin dhe qëndrimet zyrtare të Këshillit për vetingun”, thuhej ndër të tjerash në njoftim.

Nuk u mjaftua me kaq. Pak pas Këshillit doli me reagim edhe Ministria e Drejtësisë.

Nëpërmjet një komunikate në platformën identike sociale, MD-ja shkroi se Republika e Kosovës respekton standardet ndërkombëtare mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Mes tjerash shtuan se gjyqësorin e duan të pavarur në aksion, e me veprim të bazuar në ligj.

“Nismat tona janë të bazuara në idenë për drejtësi dhe barazi, kurse reforma bazohet në Kushtetutë e ligj. Të këtillë e duam edhe gjyqësorin – të pavarur në aksion, e me veprim të bazuar në ligj.Qeveria e Republikës së Kosovës dënon veprimet jo të ligjshme e të ndikuara të sistemit gjyqësor dhe këto i ndan me publikun e gjerë”.

Lajme të ngjashme