"Me Vjosën presidente s'e kemi regjistruar asnjë rezultat në politikën e jashtme" - NACIONALE

"Me Vjosën presidente s'e kemi regjistruar asnjë rezultat në politikën e jashtme"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Javën që lamë pas u publikua edhe episodi i 30 i Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Temë kryesore ishte rizgjedhja e Kurtit në krye të Lëvizjes Vetëvendosje për një tjetër mandat katër-vjeçar.

Megjithatë, si rëndom autori nuk la për ndërlidhur edhe çështje të tjera që në një mënyrë apo tjetrën kishin kimi me atë parësoren.

Këtu veçuam pjesën kur Buzhala kritikoi presidenten Osmani për udhëtimin në New York dhe publikimin e një fotografie që ishte komentuar shumë.

Madje, Buzhala, në një nga pjesët e tjera të zgjedhura, foton respektive e kishte krahasuar me posterat e produksionit "Netflix".

Gjithsesi, Osmani s'ishte e vetmja nën "llupën" e gazetarit sa u përket udhëtimeve. Ai foli edhe për Kurtin, duke thënë se nuk gëzon asnjë grimcë lluks që të bëjë udhëtime të tilla.

“Nuk ka CEO i kompanive private që i ka më shumë se 20 punëtorë, që do t’ia lejonte vetes lluksin me udhëtu kaq shumë. Në vende normale, edhe pozita e kryeministrit të vendit, nuk është pozitë politike. Nuk është pozitë e përfaqësimit të vendit si me thënë, formaliteti. Kryeministri nuk është as më pak as më shumë sesa CEO i shtetit tonë. I ka kuadrot e veta që janë ministra. I ka institucionet publike që duhet m’i kontrollu. E ka sektorin privat që duhet m’i qëndru gati. Se ku po e gjen kohë për me udhëtu, kjo për mua mbetet enigmë e jashtëzakonshme".

Më pas foli edhe për të paren e vendit dhe udhëtimin e saj përtej oqeanit.

"Tash, jo veç ai, është e disata herë që prej se janë zgjedhë Albini edhe Vjosa, që dytë njëkohësisht janë jashtë shtetit. Është njëlloj rregulle, ndoshta e pashkruar, që nuk është mirë me qenë dytë jashtë shtetit. Jo që lënë diçka keq, prapë po them, kur janë këtu nuk është se bëjnë diçka. Por, përderisa Albini ishte në Japoni, Vjosa ishte në New York. Këso foto (shih foto 1), do ta bëja nëse nuk do ta kisha asnjë “gajle” mbi tokë. E kemi Blerim Rekën, për të cilin tash e kam kuptuar se ka shkuar si diplomat në New York. Fillimisht qe kandidat për president të RMV-së, në qeverinë Kurti I ka qenë ministër, iu ka “pik” Kurtit me rehatu Rekën, e rehatoi disi e çoi në New York, mirë ka bë se ai edhe djalin e ka atje, kështu që një lloj bashkimi familjar. Në anën tjetër e kemi edhe Blerim Velën, që po duket se po komunikon me perënditë", vazhdoi kreatori i Ditarit.

Foto 1

Në pjesën e fundit ndërkaq, ai vlerësoi se përkundër faktit se vizitat nuk kanë munguar, takime nuk ka pasur. Tutje, Berat Buzhala riktheu në kujtesë faktin se njohja e fundit që ka gëzuar Kosova ishte ajo e siguruar në Shtëpinë e Bardhë, kur shef ekzekutivi ishte Avdullah Hoti.

"Këso pamje, ftoj regjinë ta publikoj pamjen e astronautëve amerikanë (shih foto 2) me në krye Neil Armstrong pas zbarkimit në tokë nga udhëtimi në Hënë. Shumë më modestë. Ky ka qenë akti më i madh i njerëzimit në vitet e 60-ta, siç e thotë pastaj ai, ky është një hap i vogël për mu e i madh për njerëzimin. Mirëpo në rastin e mëhershëm, kthehemi edhe njëherë te Vjosa, shiko, greva, probleme në shëndetësi, mos të flasim për njohje, njohja e fundit Kosovës i ka ardhë prej Shtëpisë së Bardhë kur Avdullah Hoti ka qenë kryeministër, pra s’e kemi asnjë rezultat, asnjë arritje në politikën e jashtme nuk është regjistru prej që Vjosa është presidente. Vizitat nuk kanë mungu. Takimet kanë mungu.”

Foto 2

Më poshtë edhe pjesa e shtjelluar këtu, ndërsa në pjesën e epërme gjeni episodin e plotë. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme