'Vendime të vështira': Kush janë dy këshilltarët e Scholz dhe Macron që do merren me dialogun - NACIONALE

'Vendime të vështira': Kush janë dy këshilltarët e Scholz dhe Macron që do merren me dialogun

4 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka pranuar letër të përbashkët nga Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në këtë letër kërkohet që Kurti të bëhet gati për vendime të vështira. Që të dy, kanë anagazhuar këshilltarët kryesor për punën e dialogut.

Në letrën e Scholz dhe Macron, kërkohet hapa konstruktivë në rrugën përpara për dialogun me Serbinë.

Po u adresohemi juve si lider i shtetit tuaj, për t’u bërë thirrje për të treguar gatishmëri dhe zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira, që shpijnë drejt progresit të dialogut të udhëhequr nga BE, në mes Kosovës dhe Serbisë. Tensionet e kohëve të fundit kanë treguar se hapat konstruktivë në rrugën përpara janë urgjentisht të nevojshëm, në nivelin praktik dhe politik.”, thuhet në letrën e tyre.

Përveç kësaj, Scholz e Macron, i kanë bërë të ditur Kurti se kanë angazhuar edhe këshilltarët e tyre që t’i ndihmojnë të dërguarit të BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.

Gjithashtu, Lajçak bashkë me këshilltarët e Scholz dhe Macron pritet që ta bëjnë një vizitë në Prishtinë dhe Beograd.

Prandaj, ne kemi ngarkuar me punë këshilltarët tonë të politikës së jashtme dhe sigurisë, z.Jens Plötner dhe z.Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajčak në përpjekjet e tij. Propozimi ynë është, që Këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajčak në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi të lëvizë përpara shpejt.”, thuhet tutje në letër.

Por, kush janë këta këshilltarë?

Jens Plötner

Jens Plötner 54 vjeçar është këshilltari kryesor për politikë të jashtem i kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Ai është një politikan që e njeh mirë marrëdhëniet e Gjermanisë me Rusinë.

Plötner u bë i famshëm për deklaratën e tijndaj Rusisë disa muaj pas fillimit të luftës.

Këshilltari gjerman për politikën e jashtme, kishte thënë se marrëdhëniet me Moskën janë një çështje e madhe sa armët për Kievin

“...por ka disi më pak artikuj se si duhet të jenë marrëdhëniet tona me Rusinë në të ardhmen” , kishte thënë ai, deklaratë kjo që nxiti reagime të shumta.

Deklarata e tij nuk ishte e qartë se a përfaqësonte direkt qëndrimin e kancelarit gjerman mbi luftën në Ukrainë.

Plötner para se të bëhej këshilltar i Scholz, ishte ambasador.

Nga viti 2014 deri në vitin 2017, ai shërbeu si ndihmësi kryesor i ish-ministrit të Jashtëm, Frank-Ëalter Steinmeier, tani president i Gjermanisë. Gjatë asaj kohe, Plötner ishte i përfshirë nga afër në hartimin e marrëveshjeve të paqes të Minskut të 2014 dhe 2015 , të cilat synonin t'i jepnin fund luftimeve në Ukrainën lindore, por nuk u zbatuan kurrë.

Më vonë, Plötner u gradua drejtor politik nën Ministrin e Jashtëm, Heiko Maas, përpara se të merrte postin e lartë nën Scholz në muajin dhjetor të viti 2021.

Emmanuel Bonne

Emmanuel Bonne 52-vjeçar është këshilltari i lartë diplomatik i presidentit francez, Emmanuel Macron, që nga viti 2019.

Ai është angazhuar në shumë role nga Macron.

Bonne është i angazhuari i Frnacës për Samitin e G7-tës në hartimin e Planit të Përbashkët për Veprim.

Është i angazhuar në Nord Stream 2 dhe në paktin AUKUS (Pakti trepalësh) dhe gjithashtu njeriu kryesor në çështjet bilaterale me partnerët kryesorë të Francës.

Ai gjithashtu ka qenë ambasador në Libi dhe është i specializuar në çështje të Lindjes së Mesme.

Angazhimi i këshilltarëve kryesorë nga Scholz dhe Macron vjen pas tensioneve të fundit që u shkaktuan në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit.

Scholz dhe Macron përveç Kurtit, letër i kanë dërguar edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit po ashtu i kanë kërkuar vendosmëri dhe gatishmëri për vendime të vështira.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se kur pritet që këshilltarët e Scholz dhe Macron bashkë me Lajçakun të vizitojnë Kosovën, por ajo që dihet është që pritet të ketë një intensitet më të lartë në raport me dialogun me Serbinë.

Lajme të ngjashme