Kurtit s’i ‘dhezën’ vizitat te kompanitë gjigante në Amerikë, ende asnjë sinjal se po vijnë në Kosovë
Përkundër që kryeministri Albin Kurti takoi disa biznese gjatë qëndrimit 18-ditorë në SHBA, ende asnjë fryt konkret nuk ka ardhur nga udhëtimi i gjatë. Ndërsa, një grumbull biznesesh amerikane kanë vizituar këtë fillim jave Serbinë, duke u mirëpritur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Por, pse s’po vijnë në Kosovë?
Microsoft, Uber, LInkedin etj. qenë disa nga ndalesat e Kurtit në Amerikë, duke dhënë një sinjal që kryeministri ishte fokusuar më shumë për diplomacinë ekonomike.
Qeveria e Kosovës, përkundër insistimit të gazetës Nacionale, është treguar jo transparente rreth kontakteve që Kurti ka pasur me biznese amerikanë në “ekskursionin” e tij 18-ditorë në “tokën e premtuar”.
Nacionale është interesuar ekskluzivisht për takimin e Kurtit që kishte me gjigantin teknologjik “Microsoft”, duke pyetur nëse ka ndonjë risi në lidhje me këtë çështje.
Por, deri në momentin e këtij shkrimi, zëdhënësi i Qeverisë Kurti II, Përparim Kryeziu, nuk është përgjigur.
Në anën tjetër, punët më mirë me investimet amerikane mund t’i ketë shteti i Serbisë, pasi atje qëndruan gjatë kësaj jave hiç më pak se 25 kompani amerikane. Me numrin e madh në delegacionin e biznesmenëve amerikanë u “gëzua” edhe presidenti serb Vuçiq.
"Serbia pa një mundësi zhvillimi në teknologjitë e reja me kohë, dhe kjo është arsyeja pse në dekadën e kaluar ne investuam me shpejtësi në infrastrukturë, reforma dhe ndërtimin e një mjedisi biznesi”, deklaroi presidenti serb Vuçiç.
Presidenti serb në prononcimin e tij përmendi disa nga kompanitë me reputacion global si CISCO, DELL, IBM, ORACLE, dhe kompani të tjera, duke vlerësuar se kjo tregon se Serbia është një treg serioz.
Investimet e huaja/jashtme direkte në Serbi kishin qenë edhe lajm ndërkombëtar, pasi ky vend kishte zënë edhe vendin e parë në botë për këtë çështje në disa ranglista. Serbia kishte thithur investime të huaja direkte në vlerë prej 4 miliardë eurosh në vitin 2021.
Megjithatë, investimet e “huaja” direkte janë rritur në Kosovë gjatë vitit 2022 në krahasim me atë paraprak 2021, por shumica nga investimet shkuan në sektorin e patundshmërisë.
Banesa, toka...
Patundshmëria është sektori që ka tërhequr më së shumti investime të huaja direkte (IHD) në Kosovë. Nga gati 403 milionë euro sa janë investimet e huaja direkte në 8 muajt e parë të 2022-ës, në patundshmëri janë investuar 335.4 milionë euro, duke e bërë sektorin më tërheqës për investime.
Megjithatë, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se këto investime ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Zëdhënësi i Bankës Qëndrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, në një përgjigje për gazetën Nacionale ka treguar se në periudhën janar-korri 2022, vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë, kishte arritur në shumën prej 402.9 milionë euro.
E në krahasim me vitin e kaluar ato janë rritur shumë, pasi gjatë tërë vitit 2021, këto investime ishin veç 415.3 milionë euro. Edhe në 2021, shumica e investimeve të huaja qenë në patundshmëri, me 384 milionë euro të investuara në këtë sektor.

Krahas patundshmërisë, ndërtimaria, xehtaria, aktivitetet financiare dhe furnizimi me energji elektrike kanë qenë sektorët më tërheqës për këto investime.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në një prononcim për gazetën Nacionale vlerësoi se investimet direkte janë të kushtëzuara nga agjenda politike.
“Nëse mendohet se do të këmi investitorë të huaj duhet të respektohet biznesi vendor dhe jo të shikohet nga britma e shkatërrimit, kontrollimit dhe të ngufatjes, në këtë drejtim et e huaja në Kosovë nuk duhet të analizohen vetëm në dimensionin ekonomik sepse janë të rëndësishme në aspektin ekonomik, janë të pakontestueshme në aspektin social”, ka thënë Gërxhaliu.
Sipas ish-kreut të OEK-ut, cilësia në arsim duhet të rritet në Kosovë, meqenëse është parakusht për investime më të mëdha nga jashtë.
“Besoj së është koha ku duhet të investohet më tepër në cilësinë e arsimit. Vetëm një popullatë e edukuar dhe e trajnuar është grancë e eve të huaja. Varësisht sektorët të cilat duhet të jenë të orientuara IT-ja është e pakontestuar, duhet të jenë të interesuar në dixhitalizim, mbi të gjitha në shëndetësi duke u fokuasuar në mjekësinë. Ajo çka duhet vërtetë të bëhet më tepër të kemi përvojat nga vendet e ndryshme”, u shpreh tutje Gërxhaliu.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, tha për Nacionalen se investimet kapitale mund të ndikojnë në ekonominë e vendit pozitivisht, duke vlerësuar se arsimi profesional duhet të jetë fokus i Qeverisë.
“Por shteti duhet edhe ma shume te investoj në ketë sektorë sepse diku rreth 55%, toka e Kosovës, ndërsa pjesa tjetër nuk punohet dhe një pjesë është kundrinoro malore, shteti duhet pasur parasysh që në sektorin e arsimit te investoj në shkolla profesionale në çdo komunë e të ndërtojë në mënyrë që të rijnë të jenë të përgatitur për prodhim dhe të kenë akses në tregun e punës dhe tregu i punës duhet të zhvillohet dhe të përkrahet fuqia punëtore duke i rritur pagat si në sektorin privat dhe publik”, analizoi z.Bellaqa.
Ibish Mazreku, profesor universitar, thekson sektori ku do të gjeneronte vende të punës do të ishte agrobiznesi, turizmi dhe teknologjia.
“Sektori ku do të gjeneronte vende pune do të ishin agrobiznesi,(prodhimi dhe përpunimi industrial i pemëve dhe perimeve, industria e mishit, qumështit dhe verëtaria), Turizmi dhe Teknologjia informative ndërsa i në energji do të ishte interes strategjik afatgjatë, p.sh. i në kapacitete të reja në termocentrale si dhe kapacitete në shfrytëzimin e energjisë diellore”, vlerësoi z.Mazreku.
Ndryshe, sipas raportit të BQK, të titulluar “Buletini Mujor, Statistikor: Gusht 2022”, vendet që dominojnë me investimet të huaja direkte janë Zvicra (19.5 milionë euro), Gjermania (13.3 milionë euro), ShBA (11 milionë euro), Shipëria (9 milionë euro) e Austria (5.2 milionë euro).



