KALLXO pretendoi se e njohin autorin por jo personin prapa profilit – Jeta Xharra e ndjek “Lule Gjelin” në X - NACIONALE

KALLXO pretendoi se e njohin autorin por jo personin prapa profilit – Jeta Xharra e ndjek “Lule Gjelin” në X

25 minuta më parë

nga NACIONALE

Vetëm pak pasi KALLXO.com deklaroi se nuk e di kush qëndron prapa profilit “Lule Gjeli” në Facebook, një detaj tjetër është zbuluar në rrjetin social X.

Drejtoresha e BIRN-it në Kosovë, Jeta Xharra, figuron në listën e ndjekësve të llogarisë Lule Gjeli në X. Nga lista e 72 ndjekësve të profilit, mes tyre shfaqet llogaria e zonjës Xharra.

Ky fakt del në pah pas reagimit të KALLXO.com, ku mediumi pranoi se e njeh identitetin e personit që në vitin 2020 ia dërgoi opinionin e botuar me pseudonimin “Lule Gjeli”.

“Identiteti i autorit me pseudonimin ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, deklaroi mediumi. Megjithatë, në të njëjtin reagim shtoi: “Nuk e dimë kush qëndron prapa profilit ‘Lule Gjeli’ në Facebook”.

Lajme të ngjashme